LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, do të themelohet ansambli i parë shqiptar i këngëve dhe valleve

Maqedoni, do të themelohet ansambli i parë shqiptar i këngëve dhe valleve

Për herë të parë në Maqedoni do të themelohet Ansambli i parë shqiptar i këngëve dhe valleve shqipe për të cilin janë paraparë mjete financiare, ka deklaruar zëvendëskryeministri për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika.

“Për herë të parë në këtë proces kemi marrëveshje për themelimin e ansamblit shqiptar të këngëve dhe valleve shqipe për të cilin edhe janë parashikuar mjete financiare për vitin 2018 me çka do të bëjmë konsolidimin dhe funksionimin e këtij ansambli”, ka thënë Lika.


Sipas tij Programi në gjuhën shqipe TVM 2 do të punojë 24 orë, ndërsa kanalet e nacionaliteteve do të punojnë në kanal të posaçëm.

Zëvendëskryeministri për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika gjithashtu tha se në buxhetin e vitit 2018 të gjitha kërkesat që i kanë bërë universitet shqiptare UT, UNT dhe i Evropës Juglindore u është përgjigjur pozitivisht në bazë të nevojave të tyre.

“Të gjithëve u jemi përgjigjur sipas kërkesave që janë bërë do të thotë janë plotësuar kërkesat e universitetit Nëna Tereza për të cilin ne kemi marrëveshje që pa ndërprerje të punohet derisa të përfundojnë të gjitha punët sa i përket ndërtimit, konsolidimit sistemimit të njerëzve nëpër punë për të qenë i shërbyeshëm për studentët”, ka thënë Lika.

Ai është shprehur se e njëjta gjë ka të bëjë edhe me dy universitetet e tjera.

“Në mënyrë të posaçme ndjekim punët e Universitetit të Tetovës dhe në bazë të kërkesave që bëjnë ndaj nesh kësaj radhe i kemi dalë përballë më mirë se çdo herë tjetër”, është shprehur Lika.

Sipas Likës me buxhetin e vitit 2018 janë siguruar 220 milion denarë për projektin kryesor të Universitetit Nëna Teretë, 88 milion denarë për rroga, për Universitetin e Tetovës janë siguruar 330 milion për investime, ndërsa 600 mijë euro janë siguruar edhe për UEJL-në edhe pse nuk e ka statusin e universitetit publik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori