LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, do të rinovohen 34 institucione shëndetësore publike

Maqedoni, do të rinovohen 34 institucione shëndetësore publike

Ministria e Shëndetësisë informon se më 06.08.2019 në sistemin elektronik për shpallje publike e ka filluar procedurën për mirëmbajtjen e objekteve dhe blerjen e krevateve spitalore dhe televizorëve, për nevojat e 34 institucioneve shëndetësore në Maqedoninë e Veriut.

Nga MSH thonë se me qëllim që të përforcohet kapaciteti shëndetësor, kanë inicuar aktivitete për përmirësimin e kushteve në shtëpitë e shëndetit dhe objektet tjera nga shëndetësia në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me qëllim që të përmirësohen kushtet në të cilat jepen shtëpitë primare të shëndetit do të bëhet lyerja komplete e të gjitha hapësirave të brendshme me materiale dhe ngjyra të cilat përdoren për enterier në spitale dhe hapësira të tjera publike dhe të njëjtat mundësojnë mirëmbajtjen dhe pastrimin adekuat, riparim i dyerve dhe dritareve të brendshme dhe ndërrimin e galanterisë në tualete, si dhe furnizimin e krevateve të reja spitalore dhe televizorë në dhomat e spitaleve”.

“Me rinovimin e institucioneve shëndetësore përgjatë gjithë shtetit, personelit mjekësor do t’i mundësojmë kushte më të mira për punë, por edhe kushte më dinjitoze të pacientëve për qëndrim në spital”, thonë nga MSH.

Nga Ministria ju bëjnë thirrje të gjithë operatorëve të interesuar ekonomikë që kanë interes për pjesëmarrje që ta shohin gjithë dokumentacionin në Sistemin elektronik për furnizime publike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori