50% e të punësuarve janë nën ose deri në vlerën e re të pagës minimale, por në vend të harmonizimit të këtyre pagave, Qeveria e ka ndërprerë dialogun social duke mos ndryshuar asnjë ligj me të cilin rregullohen pagat e të punësuarve, shprehet kryetari i Sindikatës së administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave qytetare, Tërpe Deanoski. Sipas tij, Qeveria duhet të respektojë Ligjet dhe kontratat kolektive, sepse në këtë mënyrë po thellon pakënaqësinë dhe revoltin.
“Nuk do të ketë harmonizim të pagave në administratë dhe në gjyqësor. Në vend të harmonizimit gradual, të punësuarit në administratën dhe gjyqësorin që janë mbi pagën minimale do të marrin nga 600 deri në 900 denarë plus. Ky qëndrim i Qeverisë ndaj punëtorëve të vet është zhgënjyes. Qeveria dhe ministritë në vend që të përgatisin ndryshim në ligje dërgojnë konkluzione nga seancat qeveritare të cilat nuk janë qarta”, tha Trpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së Administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave qytetare.
Sipas tij 15 deri 16 mijë punonjës të cilët marrin rrogë në sektorin publik, sidomos në administratë dhe gjyqësor, nëse nuk ka ndryshime në ligj, nuk do të marrin pagë minimale apo harmonizim tjetër të pagave. Lubisha Jovanovski, punëtor i Agjencisë për kadastër të patundshmërive, u pajtua se pakënaqësia është e madhe dhe se organizatat çdo ditë pranojnë kërkesa për protesta.
“Këtë që e tha kryetari është një pjesë e vogël e pakënaqësisë e cila është e madhe në administratë. Pakënaqësia është e madhe dhe më besoni presin të gjithë të punësuarit vetëm të thuhet dita për të dalë, tekstualisht 99 % do të dalin në protesta dhe rrugë sepse pakënaqësia është e madhe”, theksoi Lubisha Jovanovski, punëtor i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive.
Deanoski bëri thirrje deri tek të gjithë anëtarët e Sindikatës së administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave qytetare që kur sindikata të bëj thirrje, ata të shprehin pakënaqësi me ndërprerje të punës dhe protesta, ndërsa kanë kërkuar takim edhe me kryeministrin por thonë se përgjigje nuk kanë marrë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë
Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes
“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave
Itinerari i Alma Arrazit, kjo ishte rruga që dyshohet se përshkoi 39-vjeçarja deri në aktin tragjik
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna
Roth: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në RMV, goditje e rëndë për ambiciet e BE-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër