Maqedoni, shpenzimet minimale për një familje në gusht ishin 48.234 denarë
Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM) informoi se të dhënat e fundit nga shporta minimale sindikaliste tregojnë se në gusht një familjes katëranëtarëshe e cila jeton në shtëpi prej 50 metrave katrorë dhe nuk posedon automobil, vetëm për mundësimin e produkteve themelore për jetë i janë nevojitur 41.295 denarë, ndërsa kur e njëjta do të rritet për 16.8 për qind inflacion apo 6.937, paraqet 48.234 denarë.
Nga LSM informojnë se në llogaritje nuk është vendosur shpenzimi për një nxënës për furnizim të materialeve të nevojshme për fillim të vitit shkollor, të cilat sipas llogaritjeve të LSM-së janë rreth plotësisht 6.000 denarë.
“Sipas të dhënave, vetëm për ushqim dhe pije ku janë përfshirë 63 prodhime, të cilat nuk i shprehin nevojat e plota për ushqim, por i shprehin mundësitë, shprehitë dhe traditën në ushqim, ndërkaq vlera e të njëjtave nuk merret si mesatare, por si vlerë minimale, u nevojitën 18.324 denarë apo për 324 denarë më shumë se rroga minimale”, shkruan në profilin në Facebook të LSM-së.
Banimi ka dy nëngrupe, thonë nga LSM, shpenzime komunale, me pesë elemente, dhe amvisëri, pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje, që do të ndiqet përmes 13 të mirave dhe për mundësim të të njëjtave u nevojitën 12.493 denarë.
Sipas LSM-së edhe higjiena ka dy nëngrupe – higjiena personale me shtatë prodhime dhe higjiena e shtëpisë, njëjtë me shtatë nëngrupe. Këto zëra janë shprehur me nga minimum sasi sipas çmimeve më të ulëta dhe për të njëjtat u nevojitën 2.808 denarë.
“Për transportin janë përfshirë shpenzime minimale të shprehura, përkatësisht dy bileta mujore për transport, të punëtorëve dhe të nxënësve apo studentëve dhe nevojiten 3.600 denarë. Në gusht, 2.197 denarë u nevojitën për veshmbathje dhe këpucët përfshijnë furnizim me nga një palë veshmbathje për secilin anëtar të familjes për sezona”, potencojnë nga LSM.
Në llogaritjen për kulturë janë përfshirë shpenzimet e tre prodhimeve, dhe atë një herë në muaj shkuarje në kinema dhe blerje e rregullt e një gazete javore apo ditore i janë nevojitur 1.067 denarë.
Për mirëmbajtje të shëndetit me shpenzime bazë të përfshira për medikamente (paracetamol, analgin, kafetin dhe të ngjashme), pa medikamentet për sëmundjet kronike janë nevojitur 786 denarë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës – flet presidentja Pirc Musar
Një shtetas nga Serbia është mashtruar në Shkup, i kanë marrë 300 euro për një aksident të rremë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë