LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, seanca të disa komisioneve kuvendore

Maqedoni, seanca të disa komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisionet për financim dhe buxhet dhe për arsim dhe shkencë e sport.

Në Komisionin për financim dhe buxhet në rend dite janë 18 Propozim- ligje në lexim të parë. Deputetët duhet të shqyrtojnë ndryshimet e ligjeve për rezerva të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës, për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, për privatizim dhe blerje të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, për rezervat e mallrave, paraqitje të evidencës së obligimeve, për taksat administrative, eksproprijim dhe Ligjit për realizimin e sendeve me pronësi shtetërore dhe sendeve në pronësi komunale të gjitha në lexim të parë.


Në rend dite janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për financim të njësive për pushtet lokal për buxhetet, për borxhin publik, regjistrimin e pagesave në para, për procedurë tatimore, të taksave komunale, kontributeve për sigurim social dhe Ligjit për tatim të pronës dhe Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, poashtu në lexim të parë.

Komisioni parlamentar për arsim, shkencë dhe sport duhet të deklarohet edhe për Propozim- ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për themelimin e Universitetit për shkenca informative dhe teknologji “Shën Apostoll Pavle” në lexim të parë, të dorëzuar nga deputetët Rubin Zemon, Liljana Popovska, Gjulumser Kasapi, Ferid Muhiq, Mirosllav Jovanoviq, Sasho Vasilevski, Zhaklina Lazarevska si dhe Propozim- ligjin për ndryshim të Ligjit për libra për arsimin fillor dhe të mesëm në lexim të parë të dorëzuar nga Enes Ibrahim dhe Jusuf Hasani.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori