LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rritje e qarkullimit në industri

Maqedoni, rritje e qarkullimit në industri

Qarkullimi në industri në qershor të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë vjet është rritur për 9,3 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Në qershor në krahasim me majin e këtij vitit qarkullimi në industri shënoi ulje për 2,7 për qind, ndërsa në gjashtë muajt e parë të këtij viti të krahasuar me të njëjtën periudhë vjet është rritur për 9,1 për qind.


Sipas të dhënave statistikore, në tregun e brendshëm qarkullimi në industri në qershor të këtij vitit në krahasim me qershorin e vitit të kaluar është ulur për 4,6 për qind, ndërsa tregjet e huaja shënojnë rritje prej 13 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke parë në sektorët, qarkullimi në industri në sektorin “minierë dhe nxjerrje të gurëve” në qershor të këtij vitit në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, ka shënuar rritje prej 1,2 për qind, ndërsa në sektorin e përpunimit të industrisë rritje prej 9,6 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në qershor të vitit 2017 i krahasuar me qershorin e vitit 2016, ka tek “prodhimet intermediare përveç energjisë” për 12,8 për qind “prodhimi kapital” për 9,3 për qind dhe “prodhime afatshkurtër” për konsum të gjerë për 5,7 për qind, ndërsa ulje ka pasur tek prodhimet afatgjatë për konsum të gjerë për 7,2 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori