LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rritet përfshirja për subvencionimin e pagave prej 1.624 në 1.974 persona

Maqedoni, rritet përfshirja për subvencionimin e pagave prej 1.624 në 1.974 persona
Foto: Ilustrim

Qeveria në seancën e sotme qeveritare e miratoi edhe Informacionin për Planin operativ të rishikuar për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2020.

Në pajtim me Informacionin, me propozim të Agjencisë për Punësim përfshija për subvencionimin e pagave është duke u rritur në 1.974 persona, në vend të 1.624 personave të planifikuara gjegjësisht në vend se 361,288,000 për këtë masë do të rriten mjetet në 441,088,000 denarë. Mjetet plotësuese do të sigurohen prej mjeteve të parealizuara prej masave të tjera të cilat janë sjellë për zvogëlimin e papunësisë.


Sipas Informacionit të dorëzuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nga Programi veprues IPA për vitin 2020, sektori i Konkurrencës, inovacioneve, bujqësisë dhe zhvillimit rural, propozohen dy masa aktive, për vetëpunësim (sipërmarrësi) dhe formalizimin e bizneseve ekzistuese në kushte të KOVID-19, me të cilën mundësohet hapja e 700 vetëpunësimeve, si edhe mbështetja e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të goditura me KOVID-19 dhe mbështetja financiare për çdo vend të sapohapur pune.

“Programet aktive për punësim dhe shërbimet në tregun e punës kanë për qëllim ta rrisin punën e personave të sapopunësuar përmes llojit të ndryshëm të programeve dhe masave me sigurimin e mbështetjes për krijimin e vendeve të reja të punës, trajnimeve, angazhimin në punë si edhe sigurimin e shërbimeve të personave të papunë”, thekson Qeveria.