LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rritet numri i personave që dorëzojnë raportin vjetor të të ardhurave

Maqedoni, rritet numri i personave që dorëzojnë raportin vjetor të të ardhurave

Në gjashtë vitet e kaluara, në Maqedoni është dyfishuar numri i personave që dorëzojnë raportet vjetore tatimore për të ardhurat e tjera krahas rrogës, shkruan gazeta Koha. Në vitin 2010, numri i qytetarëve të cilët kanë realizuar të ardhura shtesë përskaj rrogës, pensionit, veprimtarisë bujqësore ose ndonjë aktiviteti tjetër të pavarur, ka qenë 160.293 persona. Sivjet, nga Drejtoria për të Ardhura Publike presin që deri më 15 mars afër 400 mijë qytetarë të dorëzojnë raporte vjetore tatimore për të ardhurat e realizuara vitin e kaluar.

Me fjalë të tjera, përgjatë periudhës 2010-2016 është rritur për 240 mijë numri i personave që dorëzojnë fletëparaqitjet vjetore për tatimin personal. Ekonomistët vlerësojnë se frika nga dënimet që sillen prej 500 deri 1000 euro, e bën të vetën dhe jo rritja e ardhurave, andaj edhe kemi dyfishimin e qytetarëve që paraqesin të ardhurave shtesë përskaj të ardhurave të rregullta mujore. Me fjalë të tjera, si duket parulla “çdo gjë mund të harrosh, por tatimin jo”, si duket ka dhënë rezultate për shkak se nga viti në vit rritet në mënyrë të madhe numri i qytetarëve që parashtrojnë paraqitjet tatimore vjetore.


“Dënimet nga mosparaqitja e të ardhurave që duhet të paraqiten në bazë të Ligjit janë shkaku kryesori i rritjes kaq të madhe të paraqitjeve tatimore. Qytetarët rezonojnë se më mirë të paraqesin edhe të ardhurat qofshin minimale prej 1000 denarë sesa të rrezikojnë dënimin eventual. Nga ana tjetër, kjo nuk ndodh se kemi më shumë të ardhura si shtet, për shkak se po të kishin të ardhura më të mëdha – do të përmirësohej edhe standardi jetësor i qytetarëve”, thotë për Koha, profesori universitar Sami Bislimi.

Sipas tij, nuk ka arsyeshmëri ekonomike që qytetarët të rendin pas sporteleve të DAP-it për të parashtruar paraqitjet vjetore tatimore, për shkak se shteti të gjithë qarkullimin pagesor, si dhe pagesën e tatimit e posedon në evidencë përkatëse.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori