LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rreth 4000 persona vdesin çdo vit nga sëmundjet malinje

Maqedoni, rreth 4000 persona vdesin çdo vit nga sëmundjet malinje

Në Maqedoni, meshkujt janë viktima më të shpeshta të sëmundjes më të keqe – neoplazma malinje. Në vitin 2016 nga kanceri vdiqën 3882 persona, kurse niveli i vdekshmërisë lëvizë nga 183.3 në 100 mijë banorë, në vitin 2010, e deri më 187.3 në vitin 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të sëmurit më të shumtë janë nga karcinomi në bronke dhe në mushkëri, ndërsa rajoni i Shkupit kryeson me sëmundje abnormale.


Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se pas Shkupit radhitet rajoni i Pellagonisë me 162.2 persona për 100 mijë banorë që shërohen nga neoplazmat malinje, në spitale dhe shtëpi shëndeti.

Sipas drejtorit Shaban Memeti, duhet që bashkarisht të analizohen strategjithë për kontroll të kancerit dhe të parandalohet para se të përhapet.

Aktivitetet për parandalimin e sëmundjeve malinje në Maqedoni kryhen në tre nivele të kujdesit shëndetësor. Elena Qosevska bëri të ditur se në kuadër të parandalimit sekondar, secilin vit punohet në parandalimin e kancerit në qafën e mitrës, në zorrën e trashë, prostatë dhe kancerin e gjirit për të cilat është siguruar skrining teste parandaluese falas.

Gjatë Pap testeve të rreth 100 mijë grave, te 9.997 janë hasur ndryshime abnormale. Qosevska u bën thirrje femrave të moshave 24 e deri 35 vjeçare që të bëjnë Pap test, kurse meshkujve të moshës 50-55 vjeçarë të bëjnë test parandalues PSA./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori