LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, regjistrimi për votim në zgjedhjet lokale të të sëmurëve përfundon nesër në mesnatë

Maqedoni, regjistrimi për votim në zgjedhjet lokale të të sëmurëve përfundon nesër në mesnatë

Rethi i parë i Zgjedhjeve Lokale 2021 do të mbahet më 17 tetor. Po përfundojnë aktivitetet për zgjedhjet si të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ashtu edhe të pjesëmarrësve në zgjedhje. Të parët të drejtën e tyre të votës në këto zgjedhje do ta shfrytëzojnë personat që do të regjistrohen të votojnë si të sëmurë, të sëmurë nga Kovid-19 ose në vetizolim, të burgosurit, personat në paraburgim, në shtëpitë e pleqve dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Ata votojnë një ditë më parë, më 16 tetor, ndërsa për ta për konfirmimi dhe kontrollimi i identitetit nëse tashmë kanë votuar nuk do të bëhet me pajisje për identifikim biometrik, por për ta do të përdoret spej dhe lambë UV.

Regjistrimi te komisionet komunale zgjedhore për votim të të sëmurëve përfundon nesër (9 tetor në mesnatë), përderisa afati për personat me Kovid-19 ose në vetizolim është deri më 11 tetor në mesnatë.


Sa i përket personave me Kovid-19 dhe në vetizolim, është paraparë që Komisioni Komunal Zgjedhor në detyrë zyrtare të grumbullojë të dhëna nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor për persona të cilët janë regjistruar për votim sipas nenit 111-b paragrafi (1) nga Kodi Zgjedhor. ISHSSH është i obliguar që në afat prej 24 orëve nga kërkesa e marrë t’i dorëzojë në KKZ të dhënat për personat e regjistruar për votim.

Votimin e personave me Covid-19 ose në vetizolim e zbaton bordi i veçantë zgjedhor i përbërë nga punonjësit shëndetësorë.

Votuesit të cilët në ditën e votimit janë në arrest shtëpiak, ndërsa të cilët duan të votojnë, përmes autorizuesit do ta njoftojnë KKZ më së voni tre ditë para ditës së përcaktuar për votim (13 tetori në mesnatë).

Votuesit të cilët në ditën e votimit janë të vendosur në institucione të veçanta për kujdes jashtë familjes votojnë në institucionin ku janë të vendosur, një ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, pas regjistrimit paraprak për personin përgjegjës të institucionit ku janë vendosur. Këtë votim e zbaton këshilli zgjedhor në territorin e të cilit gjendet institucionet për kujdes jashtë shtëpisë, më 16 tetor.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori