LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, regjistrimi dhe Kodi Zgjedhor, së shpejti në tryezën e partive

Maqedoni, regjistrimi dhe Kodi Zgjedhor, së shpejti në tryezën e partive

Pas mbylljes së bisedimeve të grupeve të punës për ligjin për prokurorinë publike, partitë pritet të përqëndrohen në ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe ndërhyrje eventuale në modelin zgjedhor ose Kodin Zgjedhor. Deri tani, grupet e punës kanë pasur vetëm një takim sa i takon regjistrimit dhe asnjë sa i takon Kodit Zgjedhor. Nga partia më e madhe në pushtet janë optimistë se negociatat politike do të vazhdojnë.

“Pritshmëritë janë, ashtu siç kemi njoftuar, që të ketë vazhdimësi në bisedimet edhe për ligjin për Regjistrim, gjithsesi edhe për Kodin Zgjedhor. Nëse ka detaje, mediat do të njoftohen në kohë”, tha Kosta Kostadinov, LSDM.

Nga BDI-ja thonë se deri tani nuk ka paralajmërime për takime të tilla. Nuk dihet se kur do të aktivizohen. Nga OBRM-PDUKM-ja njoftojnë se do të mbrojnë qëndrimet e tyre të cilat tashmë janë publike për të tre çështjet e hapura.


“Grupet e punës funksionojnë. Nuk do të mund t’u them se kur do të jenë takimet dhe negociatat sepse siç e dini, një pjesë e madhe e njerëzve dhe institucioneve janë në pushimet vjetore megjithatë ne vazhdojmë t’i mbrojmë qëndrimet tona për të tre gjërat, gjegjësisht për të tre ligjet që negociojmë”, u shpreh Dimçe Arsovski, OBRM-PDUKM.

Aleanca për Shqiptarët, sa i takon konkretisht Kodit Zgjedhor, vlerëson se ka nevojë për harmonizim të pozitave politike. Ata kërkojnë që më pas të ketë edhe debat me organizatat civile që janë marrë me këtë sferë.

“Deri më tani si subjekt politik nuk kemi marrë ftesë zyrtare. Megjithatë në kuadër të Kryesisë qëndrore dhe Akademisë Politike të ASH-së kemi krijuar komision që do të japë propozime konkrete për këtë ligj. Urgjentisht forcat politike relevante të pozitës dhe opozitës duhet të ulen dhe të gjejnë mundësinë e dialogut në lidhje me Kodin Zgjedhor. Fillimisht duhet harmonizim politik dhe më pas përpos grupeve të punës, duhet të përfshihet edhe sektori civil organizata që janë marrë me proceset zgjedhore. Kjo duhet të ndodhë sa më shpejt meqë zgjedhje mund te kemi në çdo moment thonë – nga Aleanca për Shqiptarët.

Për momentin, pjesë e grupeve të punës për ligjet e rëndësishme janë vetëm LSDM-ja, OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja por kur promovoi idenë e takimit të liderëve për këto tema, kryeministri Zaev tha që do të ftohet edhe kreu i ASH-së Ziadin Sela./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori