LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, qarkullimi në industri shënon rritje në tregjet e huaja

Maqedoni, qarkullimi në industri shënon rritje në tregjet e huaja

Qarkullimi në industri në maj të këtij viti në krahasim me majin e vitit të kaluar ka shënuar rritje prej 8.3 për qind.

Enti Shtetëror për Statistika njofton se sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri në maj të vitit 2018 në krahasim me majin e vitit 2017, shënon rritje tek prodhimet intermediare, përveç energjisë për 4.3 për qind, prodhime kapitale për 13 dhe prodhime të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 7.1 për qind, ndërsa rënie shënon tek prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 3.1 për qind.


Qarkullim në industri në maj të vitit 1018, në krahasim me prillin e vitit 2018 shënon rritje prej 9.8 për qind, ndërsa në periudhën janar-maj të vitit 2018 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar rritje prej 10.2 për qind.

Qarkullimi në industri në tregun vendor shënon ulje për 1.4 për qind, ndërsa në tregjet e huaja shënon rritje prej 11.3 për qind./Telegrafi/