LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, propozim-ligji për informata të klasifikuara në dy komisione kuvendare

Maqedoni, propozim-ligji për informata të klasifikuara në dy komisione kuvendare

Propozim-ligji për informata të klasifikuara në lexim të parë sot duhet të shqyrtohet në Komisionin kuvendor për çështje evropiane dhe në Komisionin ligjvënës-juridik.

Propozim-ligji pardje u pranua në Komisionin amë për mbrojtje dhe siguri, ndërsa ministrja Radmilla Shekerinska, në arsyetimin theksoi se ligji do t’u referohet dokumenteve të klasifikuara nacionale, por edhe informatave të klasifikuara të cilat merren nga ana e organizatave ndërkombëtare apo krijim të bashkëpunimit të ndërsjelltë, me theks të veçantë në komunikimin me dokumente të NATO-s, që edhe janë të klasifikuara.


“Klasifikimi nuk guxon të jetë bazë për mbulim. Përkundrazi, u jepet siguri dhe mbrojtje të gjithë personave të cilët konsiderojnë apo mund të konstatojnë se klasifikimi është keqpërdorur për t’u mbuluar ndonjë vepër penale, punë e paligjshme apo keqpërdorim. Kjo këtu është saktësuar qartë”, tha Sheqerinska.

Ajo shtoi se janë nga fundi të gjitha përgatitjet për t’u siguruar edhe siguri fizike edhe procedurale e informatave të klasifikuara, ndërsa kjo do të thotë se pikat e kapshme drejt të cilave do të arrijnë dokumentet dhe informatat e NATO-s, tërësisht u adaptohen standardeve të Aleancës.

Në mbledhjen e Komisionit ligjdhënës-juridik janë edhe Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor të BE-së “ALTEA” në BeH dhe Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Mbështetja vendimtare” në Republikën islamike të Afganistanit.

Në mbledhje të posaçme, Komisioni ligjvënës-juridik do ta shqyrtojë Propozimin për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të RMV-së për vitin 2019 në lexim të dytë.

Në Kuvend sot do të mbahet edhe debat publik me temë: Roli i grave në mjediset rurale dhe sfidat e tyre në Komisionin për mundësi të barabarta të burrave dhe grave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori