LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, përplasje mes Konfederatës së Sindikatave dhe Qeverisë

Maqedoni, përplasje mes Konfederatës së Sindikatave dhe Qeverisë

Vazhdon përplasja mes Konfederatës së Sindikatave të Lira dhe Qeverisë. Sindikalistët nuk mund ta rinovojnë përfaqësimin e tyre, sepse kompanitë shtetërore dhe institucionet nuk kanë dashur tu dorëzojnë listat e nevojshme të punonjësve që janë edhe anëtarë të tyre, akuzon kryetari i KSL-së Bllagoja Ralpovski.

Sindikalistët nuk zbuluan se cilët drejtorë kanë refuzuar tua dërgojnë listat në sindikatë, por thanë se së shpejti do të dalin në publik dhe do të bëjnë publike. Ata nuk heqin dorë nga ideja e grevës së përgjithshme në sektorin publik.


“Po, drejtorët e institucioneve shtetërore. Kemi reaguar, për disa kemi nisur procedura gjyqësore, kemi dorëzuar pranë Inspektoratit shtetëror të punës, pasi ligji qartë tregon se bëhet fjalë për vepër penale”, tha Bllagoja Rallpovski, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura.

Nga Qeveria nuk u prononcuan, edhepse thanë se gjatë ditës do të dërgojnë qëndrim. Paraprakisht nga Qeveria thanë se nuk kanë asgjë kundër që kjo sindikatë të pjesë e Këshillit ekonomiko- social dhe të bisedojë për tema të rëndësishme lidhur me të drejtat e punëtorëve. Dy javë më parë sindikata e KSL-së organizoi protestë paralajmëruese në qendër të Shkupit ku adresoi kërkesa konkrete deri te pushteti. Në të kundërtën, paralajmëruan se do të dalin në grevë të përgjithshme. Përveç pagave më të larta, sindikata e KSL-së ku janë anëtarë kryesisht administratorët, kërkon edhe pagesën e K15 në sektorin publik, ndërsa nuk pajtohen edhe me paralajmërimet e pushtetit që të punësuarit në sektorin publik të transferohen në ndërmarrje private./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori