Kompanitë aktive në Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik (ZZHIT) në muajin janar kanë eksporte prej gati 250 milionë eurosh, që është 8% më shumë krahasuar me dhjetorin e vitit 2021, çka tregon se trendi i rritjes dhe aktivitetet pozitive ekonomike vazhdojnë edhe këtë vit. Analiza e rregullt mujore e ZZHIT-së tregon se eksportet në janar janë në të njëjtin nivel me atë të janarit 2021, dhe për 31% më shumë se në janar 2020, pra 4% më shumë krahasuar me muajin e parë të 2019-ës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Importet në janar shënuan rënie prej 15% në krahasim me dhjetorin, që sipas analizave fillestare vjen si pasojë e ruajtjes së inventarëve nga kompanitë në periudhën e kaluar. Importet e kompanive në zona në janar arritën në 204 milionë euro, që është 17% më pak krahasuar me janarin e vitit të kaluar, por 33% më i lartë krahasuar me janarin 2020, ose 6.5% krahasuar me janarin 2019.
Nga analiza rezulton se në muajin e parë të vitit është regjistruar niveli më i lartë i eksporteve neto prej 21.5%. Ka një rritje prej 1.5% të numrit të të punësuarve në janar krahasuar me dhjetorin, që është mbi 14 mijë.
Ndryshe, aktivitetet ekonomike në ZZHIT në vitin 2021 arritën nivelin më të lartë që nga ekzistenca e Zonave, me 3 miliardë eksporte për një vit. Në të njëjtën kohë, janë arritur marrëveshje për investime në vlerë të përgjithshme prej 188 milionë eurosh, të cilat duhet të sjellin 2.700 vende të reja pune.
Duke qenë se shumica e këtyre projekteve janë planifikuar të fillojnë me prodhim këtë vit, trendi pozitiv i aktiviteteve ekonomike në zona pritet të vazhdojë edhe këtë vit dhe të tejkalohen rezultatet e arritura deri më tani./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rruga drejt Këshillit të Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
“Kosova ndodhet në pozicionin më të rëndë”, Haziri: Qeveria fajtore për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?