LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, pagat dhe qarkullimi i paparaqitur e rrisin ekonominë gri

Maqedoni, pagat dhe qarkullimi i paparaqitur e rrisin ekonominë gri

Paga e 44 për qind e të punësuarve në Maqedoni tërësisht apo pjesërisht nuk paraqitet, me ç’rast nëntë për qind janë pa kontratë me shkrim për punë dhe nuk u paguhen kontributet sociale për punësim. Njëherësh gjithnjë e më shumë në Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP) vijnë ankesa se nuk jepen llogari fiskale, theksuan pjesëmarrësit në Forumin e sotëm rajonal për ekonomi të fshehur, që u mbajt në organizim të Qendrës për hulumtim dhe krijim të politikave (QHKP).

Në shembujt për punë të paparaqitur janë vërejtur raste kur një punëtor në fabrikë e ka punën e dytë si hidraulik për amvisëritë e vogla, elektricisti rregullon bolierin dhe paguhet me para në dorë, ndërsa më pas nuk i paraqet të ardhurat, IT profesionisti, krahas pagës së tij minimale në të cilën është i paraqitur merr edhe pagë plotësuese në “zarf”, nëna kryefamiljare me dy fëmijë, në dobi të punëdhënësit pajtohet të punojë me marrëveshje në kohë të pacaktuar për ta mbajtur punën dhe t’i mbulojë shpenzimet e amvisërisë…


Siç u theksua në forum, në luftën kundër ekonomisë gri Maqedonia shënon stagnim, si rezultat i humbjes së besimit te obliguesit në institucionet e krizës politike dhe ekonomike. Tek faktorët kyç për aktivitete të fshehura ekonomike, sipas biznesmenëve të përfshirë me hulumtimin, janë mospagesa e tatimeve, korrupsioni dhe joefikasiteti në gjyqësi.

Monitorimi i QHKP tregon se në shkallën prej një deri në dhjetë indeksi i ekonomisë së fshehur në Maqedoni vitin e kaluar ka qenë 3,4 ose përafërsisht në 2014. Në krahasim me shtetet e tjera të përfshira në hulumtim Maqedonia është radhitur më mirë, pasi që në Kosovë indeksi është shtatë, ndërsa në Shqipëri katër. Qarkullimi i fshehur në Maqedoni me të cilin janë përfshirë shkalla e mosdhënies së dokumenteve dhe llogarive fiskale gjatë blerjes, ka indeks prej 3,29, ndërsa punësimi i fshehur (mosparaqitja e punës, sigurimi i fshehur social dhe sigurimi i fshehur shëndetësor) është prej 3,51.

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sonja Lukarevska paralajmëroi inspeksione të përforcuara duke e pasur parasysh numrin e madh të telefonatave në qendrën e DAP dhe parashtresave se nuk jepen llogari fiskale. Parregullsi në punë janë përcaktuar tek 10 për qind e subjekteve të kontrolluara javën e kaluar. Kontrollet e tilla vazhdojnë, ndërsa veçanërisht vëmendje do t’i kushtohet respektimit të legjislaturës me ç’rast do të përfshihen manifestimet argëtuese, siç është Karnavali i Strumicës dhe të tjerë të cilët mundësojnë qarkullim të rritur të punës, por edhe sektori hotelierik.

Ana Mickovska Raleva nga QHKP vlerëson se masat ndëshkuese duhet të balancohen me aktivitete për zbulimin më të mirë të ekonomisë së fshehur dhe stimulimin e bizneseve për t’i paraqitur punëtorët.

“Njëherësh punëtorët të inkurajohen të paraqesin shkelje të të drejtave të tyre në marrëdhënien e punës, gjegjësisht kur kanë opsion nëse të jenë punëtor i paparaqitur me pagë më të lartë ose punëtor i paraqitur me pagë më të ulët, të fitojë zgjedhja për punëtorë të paraqitur”, deklaroi Mickovska Raleva. /Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori