Kryetari i OBRM-PDUKM-së, partisë më të madhe të opozitës, Hristijan Mickoski, i ka quajtur “komike” deklaratat e zyrtarëve se po bëjnë gjithçka për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Maqedoninë e Veriut.
Duke komentuar reagimet e shumta të zyrtarëve të lartë të SHBA-së dhe BE-së për “dështimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit”, Mickoski tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mënyra e vetme për përballje me këtë fenomen. Sipas tij, “qeveria aktuale nuk është e interesuar që të ketë shoqëri të shëndoshë dhe shtet pa krim dhe korrupsion”.
“Interesante dhe komike duken deklaratat e zyrtarëve të qeverisë kur thonë se po e luftojnë korrupsionin, ndërsa harrojnë se tashmë pesë vjet janë në pushtet dhe nuk kanë bërë asgjë. Më komike duken deklaratat e përfaqësuesve të asaj partie politike [Bashkimit Demokratik për Integrim] e cila qe 20 vjet është në pushtet, kur thonë se tani është momenti të luftohet korrupsioni”.
“Ata nuk kanë asnjë qëllim dhe nuk do ta luftojnë korrupsionin. Pse? Sepse janë partnerë me kriminelët dhe janë të korruptuar. Ata kanë vetëm se një qëllim, se si të vjedhin dhe si të ndajnë mes vete atë që e kanë vjedhur. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mënyra e vetme e përballjes me këtë fenomen, që këta përfundimisht të largohen nga pushteti”, tha Mickoski.
Partia tjetër opozitare, Aleanca për Shqiptarët, thotë se Maqedonia e Veriut me këtë pushtet nuk do të ketë asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit.
“Asnjë nga 58 rastet e korrupsionit të proceduara në organet e drejtësisë nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në katër vjet ekzistencë nuk është shqyrtuar nga gjykatat e vendit, sepse këto raste targetojnë kryesisht zyrtarë të zgjedhur dhe të emëruar në pozitat më të larta institucionale, si deputetë, ministra dhe drejtorë agjencie”, thuhet në një komunikatë të Aleancës për Shqiptarët, e cila fton të gjitha partitë dhe faktorët e tjerë që të ulen dhe të diskutojnë për hartimin e një strategjie të përbashkët.
Partitë në pushtet, në veçanti Bashkimi Demokratik për Integrim, që në vitin 2020 kishte propozuar miratimin e një ligji për veting në gjyqësor, por për shkak të, siç thonë nga kjo parti, “agjendës së ngjeshur” ky propozim nuk është futur akoma në procedurë parlamentare.
Propozimi parashikon themelimin e një Agjencie, e cila do të bëjë vetingun e gjykatësve, prokurorëve, por edhe të bartësve të funksioneve publike. Maqedonia e Veriut në dy javët e kaluara ishte në shënjestër të kritikave të vazhdueshme nga jashtë, në veçanti nga SHBA-ja për mosveprim në luftën kundër korrupsionit.
Ambasadorja amerikane, Angela Aggeler, ka thënë se institucionet kanë dështuar pavarësisht ndihmës së madhe prej miliona dollarësh që ka dhënë SHBA-ja për luftimin e korrupsionit.
“Dëgjojmë se çfarë ndodh në prapaskenë me manipulimet e emërimeve në postet kryesore. Lexojmë për tenderë fitimprurës që përfundojnë me kompani me lidhje politike apo personale. Pra, le të angazhohemi tani, publiku, politikanët, zyrtarët e qeverisë, për ta zhbërë korrupsionin dhe për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Mosndëshkimi duhet të marrë fund”, tha Aggeler.
Reagimet janë intensifikuar menjëherë pas zgjedhjes së Islam Abazit në krye të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe pretendimeve të shumta në opinion për lidhjet e tij me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), që është pjesë e Qeverisë.
Në krye të Këshillit Gjyqësor është zgjedhur Vesna Daneva, e cila më parë ka qenë e angazhuar si drejtuese e sektorit juridik të Lidhjes Social- Demokrate (LSDM) në pushtet.
Në Maqedoninë e Veriut, më 6 dhjetor, arriti një ekip për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion.
Por, detaje lidhur me takimet nuk janë dhënë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se me këta zyrtarë amerikanë nuk është takuar, përveç një bisede telefonike që ka pasur më 14 dhjetor me këshilltarin e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
“Biseduam për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Po ashtu, edhe për procesin e skriningut që po zhvillohet kuadër të BE-së, që ka të bëjë me sundimin e ligjit. U fokusuam në konkluzionet që pritet të dalin e të cilat do të jenë lart në agjendën e Qeverisë që të mund të bëjnë një plan aksional dhe ndihmën që presim nga partnerët tanë, siç është edhe SHBA-ja. Sa i përket ekipit të sanksioneve që ndodhej këtu për të cilin kishte njoftuar Ambasada amerikane, unë nuk kam pasur asnjë takim”, deklaroi Kovaçevski.
Ai hodhi poshtë akuzat e partive opozitare sikurse dhe kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se korrupsioni rrënjët i ka në qeverisjen dhjetëvjeçare të VMRO DPMNE-së me Maqedoninë e Veriut./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri