Shtrenjtim edhe më i madh i çmimeve të ilaçeve pritet të pësojë nga 1 marsi. Rritja do të prekë kategorinë e ilaçeve të cilat merren pa recetë dhe pa përshkrimin e mjekut dhe jo ato që janë pjesë e listës pozitive. Nga Oda e Farmacistëve thonë se nga pandemia e deri më tash, dhjetëra ilaçe kanë pësuar të paktën rritje prej 20%.
“Informacione zyrtare kemi nga ana e kompanive se do të ketë rritje sidomos nga data 1 mars për ilaçet OTC ku rritja do të jetë e dukshme ndërsa tek ilaçet e listës pozitive dhe ilaçet tjera që merren me përshkrimin e mjekut nuk ka ndonjë paralajmërim. Ankesa ka nga ana e qytetarëve dhe janë me të drejtë, ka disa medikamente që mungojnë në tregun farmaceutik siç janë barnat epileptic të cilat një kohë të gjatë nuk janë prezente ka dhe disa barna tjera të zemrës të cilët i shkruan mjeku”, tha Ymer Ymeri, nënkryetar i Odës së Farmacistëve të Maqedonisë së Veriut
“Ilaçet janë tejet të shtrenjta dhe nuk vlejnë aspak. I shfrytëzojmë ndërsa efekt nuk kanë. Harxhojmë shumë në muaj. Së paku 4000-5000 harxhojmë. Për zemrën, për tension, për çka mos dhe janë shumë shtrenjtë. Pa to nuk mundemi të jetojmë. Gjithçka paguani privatisht apo përmes Fondit? Gjithçka privat marrim sepse nuk janë në listë të Fondit. Mjekët na shkruajnë ata të cilët nuk merren me recetë, katastrofë, pensioni na ikën për ilaçe”, u shpreh një qytetar.
“Sa harxhoni Brenda muajit për ilaçe? Rreth 4000 denarë. Për çfarë ilaçe? Shoqja dhe unë prej këmbëve vuajmë, disa ilaçe janë 600 denarë, krejt privat, asgjë prej Fondit. Për pensionistët është shumë, jo pak por shumë. Edhe barna sun gjen me librezë, nuk ka, thonë vetëm privat”
“Ka rritje të çmimeve të ilaçeve privat që janë, ilaçet e reja. Unë shfrytëzoj një ilaç që është privat, nuk kam të shkruar shumë terapi, megjithatë ka rritje të atyre që nuk janë në listë positive. Në bazë mujore sa harxhoni për ilaçe? Së bashku me burrin harxhojmë 2500 deri 3000 denarë. Llogariteni me pagat e tona mesatare, 3000 denarë të të ikin për ilaçe”.
“Sa para harxhoni për ilaçe? Po për një muaj diku 2000 denarë për gruan time. Për çfarë ilaçe? Për tensionin e gjakut, për pesmejker etj.. të gjitha I merni privat? diçka privat marrim diçka me recetë?
“Katastrofë, me të vërtetë është kjo. Jo 100 po 200% janë rrit çmimet. Para dhjetë ditësh pata rast te Spitali në Kozle, 9200 denarë kemi blerë ilaçe. Sa harxhoni në muaj për ilaçe? Po 4000 deri në 5000 denarë sepse kemi fëmijë në shtëpi, nipër dhe mbesa, 4-5 mijë denarë vetëm ilaçe”.
Lista pozitive e ilaçeve nuk ka ndryshuar prej 12 vitesh. Si qytetarët ashtu dhe Oda e Farmacistëve kërkojnë zgjerim urgjent të listës pozitive. Nga Ministria e Shëndetësisë pa sqarime mbi këtë çështje./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska
Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si “gangsteri” i Prishtinës?
Asambleja Parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor
Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë