Maqedoni: Nëse shtrenjtohet rryma elektrike, iniciativa “Boll më” paralajmëron protesta

Në 10 ditët e ardhshme qytetarët do ta dinë se a do të paguajnë më shtrenjtë për rrymën elektrike, apo çmimi do të mbetet i njëjtë. Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski për REL ka deklaruar se për 10 ditë duhet të përfundojë analiza e KRrE-së për çmimin e energjisë elektrike, pasi ndërmarrjet energjetike kanë kërkuar rritje të çmimit për pjesën e tyre.
Ai tha se KRrE-ja nuk do ta pranojë atë çfarë është kërkuar nga MEPSO, megjithatë, gjithçka do të kuptohet pas analizës dhe tenderit që do të hapet për ELEM-in dhe EVN-në.
“Në këtë moment, Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka analizuar këto kërkesa të cilat janë dorëzuar nga kompanitë dhe prej tani, me përgjegjësi mund të them se ajo çfarë është kërkuar, nuk do të pranohet dhe Komisioni Rregullator për Energjetikë do të bëjë analizë në bazë të së cilës, presim që 10 ditët e ardhshme, të dalë me përllogaritje përfundimtare”, deklaroi Bislimovski.
Krenar Osmani nga iniciativa qytetare “Boll më” nuk beson se do të ketë rritje të çmimit rrymës. Po sipas tij, nëse kjo ndodh, paralajmëron revoltë përmes protestave.
“Sinqerisht të them, ne si iniciativë “Boll më” nuk besojmë se këtë vit Qeveria dhe KRRE do ta rrisin çmimin e energjisë elektrike. Thjeshtë bazuar në atë që standardi jetësor I popullatës së thjeshtë ka arritur majat, ndërsa të ardhurat kanë ngelur të njëjtat. Mund të them se mund të krahasohen me ato të vendeve afrikane të cilat janë në luftë civile. Thjeshtë do të shkaktoheshin trazira dhe revolta sociale. Në të kundërtën, në qoftë se do të ketë rritje, protestat tona nuk kanë ndaluar gjatë këtyre 11 muajve të fundit, dhe nuk do të ndalojnë deri në realizimin e kërkesave tona”, tha Osmani.
Në fund të muajit të kaluar MEPSO ka kërkuar rritje të çmimit të distrubuimit të rrymës për 140%. Elektrodistrubuimi ka kërkuar rritje të pjesës së tyre për shpërndarje për 1% dhe operatori i tregut të energjisë elektrike ka kërkuar për shpenzimet e tija rritje të çmimit deri në 45%.
Nga ana tjetër, autoritetet kanë premtuar ulje prej 18% në 5% të TVSH-së së energjisë elektrike për amvisëritë dhe kanë siguruar se deri në fund të vitit nuk do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit