LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Ndihma e Shpejtë transporton çdo ditë mbi 20 pacientë me coronavirus

Maqedoni: Ndihma e Shpejtë transporton çdo ditë mbi 20 pacientë me coronavirus

Më shumë se 20 pacientë me coronavirus transportohen çdo ditë nga Ndihma e Shpejtë e Shkupit. Disa prej tyre kishin nevojë për një ekzaminim specialist, të tjerët kishin nevojë për shtrim në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive ose në spitalin “8 Shtatori” për shkak të përkeqësimit të gjendjes. Numri i lartë i rasteve me Covid-19 javën e kaluar gjithashtu rriti numrin e ndërhyrjeve të ekipeve nga Shërbimi 194.

“Numri i thirrjeve në telefonat e ambulancës është rritur. Në disa ndërhyjmë, në disa këshillojmë. Në baza ditore, kemi 100 deri në 120 ndërhyrje, nga të cilat mbi 20 janë pacientë me Covid. Ata dërgohen te mjekët amë, ata caktojnë dhe rregullojnë ekzaminime për ta në një nivel specialisti dhe ne kryejmë transportin në institucionin përkatës, por kuptohet që ne gjithashtu ndërhyjmë në përkeqësimin akut të pacientëve pozitivë”, tha për “Sitel” mjekja Elena Kareva Pilovska.


Pacientët me Covid shpesh ankohen për ethe dhe problem me frymëmarrjen.

“Më shpesh janë pacientët e moshuar të cilët kanë edhe sëmundje të tjera. Shpesh ata kërkojnë këshilla për ethe, problem me frymëmarrje dhe numri po rritet dhe kur ka nevojë për këshillim psikologjik, ne kemi numër në rritje të pacientëve që kanë sulme paniku dhe gjithnjë e më shumë gjendje ankthi”, Kareva Pilovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori