Maqedoni, moti gjatë dy ditëve të ardhshme

Nesër dhe pasnesër moti do të jetë me shi dhe vranësira.
Nesër moti do të jetë me shi dhe kryesisht me vranësira. Në pjesën jugor të vendit reshjet e shiut do të jenë me intensitet më të lartë. Temperatura minimale do të lëvizin prej 3 deri në 10, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 16 gradë celsius.
Edhe ditën e martë moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut. Ditën e mërkurë pritet stabilizimi i motit.
Gjatë javës së ardhshme, temperaturat në mëngjes do të jenë relativisht të ulëta./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































