LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, mishi me çmim tepër të lartë

Maqedoni, mishi me çmim tepër të lartë

Në tryezat e qytetarëve të Maqedonisë ka gjithnjë e më pak mish, shkaku i rritjes së çmimit. Ekipi ynë vizitoi disa mishtore në kryeqytet, kurse çmimet që i hasëm janë shumë më të larta krahasuar me periudhën para disa muajve. Sa për ilustrim, mishi i viçit shitet me çmim prej 570 deri në 790 denarë për kilogram, kurse mishi i derrit nga 340 deri në 410 denarë. Sipas Entit për Statistikë, çmimi i mishit në tetor shënoi rritje prej 3.6% në krahasim me po të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

-Sipas mundësive, ndonjëherë blej, ndonjëherë jo. Nuk është situata e njëjtë siç ishte paraprakisht. Për 30% më pak blej tani. Tani bleva mish të grirë, të përzier, 300 gramë, 90 denarë.


-Nuk guxoj të blej, tmerr! Tani me shkyçjen e frigoriferëve produktet po prishen. Edhe çmimi është i lartë.

-Po afrohen festa. Viti i Ri, a do të ketë për në tryezë?

-Do të blejmë pak brinjë.

-Po ha, por tani për tani, mish të freskët jo.

Pse? Se është shtrenjtuar?

Çmimet shkuan deri në tavan. Blinim, por tani nuk mjafton.

Në lidhje me uljen e paralajmëruar të çmimeve për disa prej produkteve bazë, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se pret që të ulet çmimi i qumështit. Kishte negociata edhe me industrinë e mishit që edhe ata të marrin rrymë të subvencionuar, me çka do të ulej çmimi për konsumatorët, por çmimet mbeten të njëjta. 120 kilogramë mish për kokë banori shpenzojnë SHBA-të, ndërsa 80,6 kg BE-ja, sipas të dhënave të “Sloë food”. Popullsia e vendeve të tjera në botë konsumon shumë më pak./TV21

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori