LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Miratohet dekreti për financimin e ATO-së gjatë situatës së jashtëzakonshme

Maqedoni: Miratohet dekreti për financimin e ATO-së gjatë situatës së jashtëzakonshme

Qeveria në seancën e 71-të miratoi Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për komunikime elektronike në pjesën e financimit të Agjencisë Operative-Teknike (AOT), gjatë situatës së jashtëzakonshme, me qëllim që të sigurohet vazhdimësi në punën e Agjencisë gjatë vitit 2020.

Nga Qeveria thonë se dekreti ka të bëjë me kryerjen papengesë të veprimtarisë të Agjencisë Teknike-Operative si dhe zbatimin e kompetencave të Agjencisë për komunikime elektronike të konfirmuara me ligj.


Agjencia Teknike-Operative është përgjegjëse për ndjekjen e komunikimeve, si i vetmi organ legjitim për këtë çështje./Telegrafi/