LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, miratohen ndryshimet e Ligjit për furnizime publike, shfuqizohet Këshilli

Maqedoni, miratohen ndryshimet e Ligjit për furnizime publike, shfuqizohet Këshilli

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite i miratoi ndryshimet e Ligjit për furnizime publike në procedurë të shkurtuar, me të cilat shfuqizohet Këshilli për furnizime publike.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski para deputetëve theksoi se Këshilli nuk ka arritur t’i realizojë qëllimet për të cilat është krijuar dhe se me heqjen e tij do të mënjanohen procedurat burokratike.

“Ligji ekzistues, që u miratua në vitin 2007, pësoi 15-të ndryshime me çka dukshëm u vështirësua zbatimi i tij, ndërsa sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian, ndryshimet në vitet e fundit para se gjithash vendosja e Këshillit për furnizime publike sollën deri në largim të konsiderueshëm të ligjit nga rregulloret evropiane dhe praktikat për furnizime publike. Furnizimet publike vështirë zbatohen, ka pengesa të shumta të paarsyeshme burokratike, të cilat jo vetëm që nuk kontribuojnë të parandalohet mundësia nga keqpërdorimi, por sjellin deri te bllokimi i institucioneve dhe pamundësimi që ata t’i japin shërbimet e nevojshme qytetarëve”, theksoi ministri Tevdovski.

Tevdovski paralajmëroi se bëhet fjalë për ligj të ri në të cilin, siç tha, do të zbatohen praktikat evropiane.

Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM reagoi pse ndryshimet sillen në procedurë të shkurtuar dhe tha se për shkak kësaj nuk do të japin mbështetje për ndryshimet e propozuara.

Sipas deputetëve nga shumica parlamentare, shfuqizimi i Këshillit është i arsyeshëm sepse ai nuk i ka realizuar qëllimet fillestare dhe me të janë vështirësuar procedurat për furnizime publike.

Paraprakisht, ndryshmet e Ligjit për furnizime publike u pranuan në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!

Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”

Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”

Lajme
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

Lajme
Kalo në kategori