LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, mediat lokale dhe rajonale pajtohen për nevojën e ndryshimeve në ligj

Maqedoni, mediat lokale dhe rajonale pajtohen për nevojën e ndryshimeve në ligj

Ministrja për Shoqëri Informatike dhe Administratë në Maqedoni, Marta Arsovska Tomovska dhe përfaqësuesit e televizioneve dhe radiove rajonale dhe lokale, në një takim të mbajtur dje u dakorduan për nevojën e miratimit të ndryshime konkrete në tekstin e propozim ligjit të ri për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit me dyer të mbyllura, ministrja Arsovska –Tomovska njoftoi se në nivel të shtetit numri i këtyre mediave është mbi 100 ndërsa në takim ishin të pranishëm rreth 50 përfaqësues me të cilët janë dakorduar dhe kanë ardhur në përfundim se duhet bërë dy ndryshime konkrete të tekstit të propozim ligjit i cili mes parasheh parametra më rigoroze lidhur me matjen e rejtingjeve të këtyre mediave.


“I pari ka të bëjë me atë që para përllogaritjes së pjesëmarrjes së televizioneve rajonale dhe lokale në treg, të mbahet llogari për shpërndarjen e mjeteve për televizionet terestriale dhe ato kabllovike për çka u arrit pajtim se është zgjidhja më e mirë dhe pika e dytë është se duhet bërë përpjekje të vërteta që agjencia e cila do të përzgjedhet nga Agjencia për Mediume të bëjë matjen e rejtingjeve të televizioneve dhe radiove të jetë vërtetë profesionale dhe nëse shfaqet nevoja të angazhohet edhe një agjenci tjetër e cila do të përfshihet në matjen”, tha Arsovska –Tomovska, për të nënvizuar domozdoshmërinë e pasjes së parametrave të saktë.

Ajo sqaroi se në bazë të ligjit për Shërbime Audio dhe Audiovizive, Agjencia për Media deri më tani ka bërë matjen e rejtingjeve të radiove dhe televizioneve duke angazhuar palë kompetente, por tha se është çështje e shqyrtimit nëse vallë tani duhet ngritur në një shkallë më të lartë cilësinë e punës.

“Sa i përket televizioneve kombëtare u dakorduam që kjo të bëhet përmes angazhimit të agjencisë së përzgjedhur përmes Komitetit për Matjen e Shikueshmërisë, mirëpo nëse televizionet lokale dhe rajonale dakordohen mes tyre që vet të bëjnë angazhimin e ndonjë agjencie për matjen e shikueshmërisë ne do të mundësojmë një gjë të tillë pa asnjë problem”, tha ajo për të shtuar se në mungësë të dakordimit, atëherë i mbetet Agjencisë për Media të caktojë një të tillë.

Lidhur me propozimin e lartërmendur të mërkurën u zhvillua një takim edhe me përfaqësuesit e televizioneve me koncesion Kombëtar ndërkohë që ministria resore paralajmëron se në ditën në vijim do të mbahen brifingje tjera të tilla në të cilat do të ftohen të gjithë subjekte të cilëve u dedikohet ligji.

I njëjti mes tjerash parashesh që fushatat që kapin vlerë mbi 100 mijë euro detyrimisht të publikohen në të gjitha mediat elektronike të regjistruara (TV dhe Radio) ndërsa varësisht grupit të cili i dedikohet edhe në mediat tjera siç janë gazetat dhe mediat e internetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori