LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, masa të rrepta kundër ndotjes së ajrit

Maqedoni, masa të rrepta kundër ndotjes së ajrit

Organizatat për mbrojtjen e ambientit jetësorë përshëndesin masat që po ndërmarrin autoritet lokale e qendrore të Maqedonisë për të ulur shkallën e lartë të ndotjes së ajrit.

Shkupi, Tetova dhe Velesi për disa ditë me radhë kanë shënuar indeksin më të lartë të ndotjes së ajrit.


Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku paralajmëroi kontrolle të forcuara të kapaciteteve industriale, subvencionimin e filtrave, si dhe inkurajimin e përdorimit të automjeteve elektrike.

Ndërkohë që janë paralajmëruar ndryshime ligjore, sipas të cilave, për automjetet në qarkullim do të nevojitet të sigurohen etiketa ekologjike para kontrollit teknik. Ndërkaq ato që e ndotin ajrin, kërkohet të largohen nga komunikacioni.

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov propozoi zvogëlimin e çmimit të ngrohjes qendrore, rritjen e çmimeve për parking në kryeqendër si dhe uljen e çmimeve për transportin publik.

Nga shoqata ‘Eko Guerila’ thonë se këto masa duhet të gjejnë zbatim të menjëhershëm duke sanksionuar shkelësit e ligjit.

“Shpresojmë se këto masa nuk do të mbeten vetëm në fazën e rekomandimeve ose të jenë masa vetëm në letër ashtu siç ka ndodhur deri para pak kohësh. Shpresojmë që Qeveria e re do të ketë një qasje më serioze sa i përket këtij problemi, që ka të bëjë me shkallën e lartë të ndotjes së ajrit, dhe këto masa do të jetësohen tërësisht për të ulur sado pak ndotjen e ajrit në Maqedoni”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Arianit Xhaferi nga organizata joqeveritare ‘Eko Guerila’ në Tetovë.

Rezultatet e një hulumtimi të UNDP-së kanë nxjerr në pah se amvisëritë përmes ngrohjes me dru dhe materialeve të ndryshme ndotëse, përbëjnë një të tretën e ndotësve kryesorë të ajrit.

Në këtë drejtim, Ana Colloviq-Leshkoska nga organizata joqeveritare ‘Eko Svest’ (Eko Vetëdija) thotë se kualiteti i ajit në qytetin e Shkupit do të mund të përmirësohet dukshëm nëse autoritet përkatëse arrijnë të zgjidhin problemin me ngrohjen e amvisërive.

“Si përfundim, pjesa më e madhe e masave që ne i propozuam gjatë dimrit të kaluar dhe gjatë muajve të verës, autoritet përkatëse i kanë marrë parasysh, veçanërisht masat që kanë të bëjnë me kontrollin teknik të automjeteve dhe vendosjes së tiketave varësisht shkallës me të cilën ato ndotin ajrin gjatë qarkullimit”, thotë Ana Colloviq-Leshkoska.

Organizatat joqeveritare thonë se në ndotjen e ajrit në masë të madhe kanë ndikuar ndërtimet e fundit në qytetin e Shkupit duke bllokuar qarkullimin e ajrit.

Shkupi dhe Tetova janë qytetet me ajrin më të ndotur në Evropë, kurse grimcat PM10 shënojnë rritje për pesë herë mbi normën e lejuar.

Masat e propozuara nga autoritet përkatëse të Qeverisë pitet të zbatohen menjëherë pas miratimit të buxhetit për vitin 2018, duke paralajmëruar dhe më shumë masa të tjera sa i përket uljes së shkallës së ndotjes së ajrit.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori