LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Ligji për realizimin e planit për rritje ekonomike vihet në shqyrtim publik

Maqedoni, Ligji për realizimin e planit për rritje ekonomike vihet në shqyrtim publik

Të interesuarit prej sot në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik – RVNE (ENER) mund ta shqyrtojnë dhe të njihen me ligjin për mbështetje financiare të investimeve me të cilin formalizohet mbështetja dhe implementimi i masave nga Plani për rritje ekonomike të Qeverisë dhe t’i dorëzojnë sugjerimet e tyre, paralajmëroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Ai theksoi se me ligjin ofrohen masa të reja që për qëllim kanë që ta nxitin rritjen dhe konkurrencën e ekonomisë vendore përmes nxitjes së investimeve të reja, punësimeve të reja, mbështetjen e eksportit dhe nxitjen e rritjes dhe inovacionit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.


“Me ligjin për herë të parë mundësojnë trajtim të barabartë për të gjithë investuesit, të huaj dhe vendas nën kushte transparente dhe publike. Kriteret bazë që do të duhet t’i realizojnë ndërmarrjet për të aplikuar për mbështetje janë rritja e të ardhurave dhe mbajtja ose rritja e numrit të të punësuarve. Me këtë rast, masat jepen në tri shtylla – mbështetje financiare për investime; mbështetje financiare për konkurrencë dhe mbështetje financiare të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe inovacione”, tha Bekteshi.

Me implementimin e ligjit, siç tha, pritet rritje e investimeve private, të punësimit, të efikasitetit, produktivitetit dhe konkurrencës së sektorit privat, si dhe rritje e eksportit dhe bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve./AIM/