Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë konsideron se me miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për shërbime audio-vizuale mundësohet krijimi i kushteve më të mira për punë për transmetuesit në Maqedoni.
Miratimi i Ligjit që rregullon punën e mediave vjen pas ngecjeve të gjata dhe përplasjeve mes pushtetit dhe opozitës.
Për të kaluar ligji iu vendos shenja evropiane.
Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski ka sqaruar se zbatimi i tij do të fillojë menjëherë në janar kurse deri nga mesi i vitit të ardhshëm pritet të jenë emëruar edhe anëtarët e ri të Agjencisë së Mediave dhe Këshillit Programor të shërbimit publik përkatësisht Radio Televizionit të Maqedonisë.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se modeli i ri i zgjedhjes së organeve menaxhuese dhe sistemi i financimit të RTVM-së dhe rregullatorit medial do të ulë ndikimin politik ndaj institucioneve kyçe në sektorin medial dhe do të kontribuojë në pavarësimin dhe profesionalizimin e tyre më të madh.
Në këtë drejtim, Sefer Tahiri ligjërues në Fakultetin e Gazetarisë në Universiteti e Evropës Juglindore në Tetovë për Radion Evropa e Lirë thotë se ndryshimet ligjore paraqesin një bazament të mirë për rregullimin e eterit mediatik , përkatësisht që mediat të frymojnë më lirshëm, por vetëm nëse arrin të zbatohet në praktikë.
“Vlerësoj se më e rëndësishme sesa miratimi i ligjit si normë nga Kuvendi është vullneti politik për zbatimin e të njëjtit apo ajo sa partitë politike do të jenë në gjendje sidomos ata në pushtet që të mos e bishtnojnë normën apo tekstin e ligjit i cili parashikon depolitizim përkatësisht departizimin e dy sektorëve shumë të rëndësishëm të sistemit mediatik edhe ato janë Organi rregullator – Agjencia e Mediave në Maqedoni dhe shtylla e sistemit mediatik që është servisi publik i Maqedonisë”, thotë Tahiri.
Ndërkaq, Biljana Petkoska nga Instituti i Mediave në Maqedoni për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se testi i parë për do të jetë zgjedhja e anëtarëve të ri të Agjencisë së mediave dhe Këshillit Programor të shërbimit publik nga ku siç thotë, pritet të zgjidhet nyja e lëmshit që e ka mbajtur peng lirinë e shprehjes për shumë vite.
“Gjithçka do të bëhet e qartë pasi të kemi rezultat rreth anëtareve të ri të Agjencisë së mediave dhe Këshillit Programor të shërbimit publik do të kemi profesionistë apo të preferuar të partive, anëtarë këta që është paralajmëruar se duhet të zgjidhen në pranverë pas organizimit të zgjedhjeve presidenciale”, thotë Petkoska./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron