LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, korridoret 8 dhe 10-D nën llupën e antikorrupsionit

Maqedoni, korridoret 8 dhe 10-D nën llupën e antikorrupsionit

Komisioni për parandalimin e korrupsionit po punon në formimin e lëndës kundër kompanive që do të mbikëqyrin punimet e konzorciumit ndërkombëtar “Bechtel&Enka” në Korridoret 8 dhe 10-D. Në llupën e antikorrupsionit është kompania spanjolle “EPTISA”.

“Sapo ka filluar procedura. Na duhet kohë më gjatë që t’i grumbullojmë të gjitha dëshmitë dhe dokumentet e nevojshme. Në disa raste kërkojmë edhe ndihmën e institucioneve tjera dhe kështu ndodhë të na zvarritet procedura”, tha Nikollovska.


Për kryeministrin Kovaçevski kjo është normale. Sipas tij, hetimet e organit për parandalimin e korrupsionit nuk pengojnë zbatimin e projektit.

“Komisioni për antikorrupsion mundet lirisht të bëjë punën e vet mbi atë që ka dyshime apo për të cilat kanë informacione. Por kjo nuk do të thotë se puna e “Bechtel&Enka” do të ndalet”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Sipas opozitës, me përzgjedhjen e kompanive kineze dhe paraprakisht ruse në mbikëqyrjen e punimeve të konzorciumit turko-amerikan, Qeveria po bie ndesh me përcaktimet strategjike për parandalimin e shtrirjes së ndikimit rus dhe kinez në vend.

“Grubi dhe Kovaçevski me përzgjedhjen e EPTISA-s bien në kundërshtim të plotë me administratën amerikane dhe deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit Majk Pompeu që e dha nga Ohri dhe tha se dua të ju paralajmëroj për përfshirjen e Kinës në teknologji dhe strategjinë e saj për mit marrje gjatë lidhjes së marrëveshjeve”, u shpreh Bojan Stojanovski, Ddeputet i VMRO-DPMNE-së.

I pari i Qeverisë duke u përgjigjur për ndikimin kinez deklaroi se bashkëpunimi mes Qeverive dhe korporatave të mëdha, nuk përfshihet në domenin e shtrirjes së ndikimit. Më 8 mars Qeveria nënshkroi marrëveshjen me konzorciumin ndërkombëtar “Bechtel&Enka” për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D. Mbikëqyrës të punimeve do të jenë “IRD Inxhiniering”, “Elektra Konsallting”, “EPTISA” dhe “Evrokonsallting”./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori