LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, kaloi afati për marrjen e lejes për armë

Maqedoni, kaloi afati për marrjen e lejes për armë

Ka përfunduar afati për marrjen e lejes për posedim të armës. Dy muaj ka zgjatur afati, në të cilin qytetarët kanë mundur të dorëzojnë kërkesat për leje të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

12 prilli ka qenë dita e fundit për aplikim që e ka paraparë Ministria për Punë të Brendshme me ligjin e ri për armë, i cili vlen nga viti 2007.


Mosrespektimi i afati për dorëzimin e kërkesës për leje të re është e dënueshme. Pronarët e armëve do të duhet të paguajnë gjoba preh 600 deri një mijë euro. Ligji parasheh edhe marrje të armës, për të cilën pronari nuk ka paraqitur kërkesë për ripërtëritjen e leje.

Sipas statistikave të policisë, në Maqedoni më shumë leje posedojnë gjuetarët, ndërsa arma që ata e posedojnë është arma më e përdorur në vend. Ndërsa kërkesat më të mëdha për leje janë nga sportisët, të cilët kërkojnë armë për ta përdorur në klubet e tyre të gjuajtjes./Telegrafi//Telegrafi/