LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, javën e kaluar mbi 4 mijë raste të gripit

Maqedoni, javën e kaluar mbi 4 mijë raste të gripit

Gjatë javës së kaluar (prej 19 shkurtit deri më 25 shkurt) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 4.258 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 14 për qind në krahasim me javën para saj, kur ishin regjistruar 3.728 persona të sëmurë.

Nga Instituti për Shëndet Publik informojnë se në krahasim me sezonin e kaluar kur u regjistruan 227 të sëmurë, ekziston rritje e numrit të të sëmurëve në javën e tetë për 19 herë. Incidenca e regjistruar edhe këtë javë është mbi kufirin javor të aktivitetit mesatar të virusit të gripit.


Njëjtë si edhe në javët e kaluara, në javën e tetë numër më i madh i të sëmurëve janë paraqitur në grupin më të madh të moshës prej 15-64 vjeç, ndërsa incidenca më e lartë prej 419,1 në 100.000 banorë u regjistrua tek fëmijët e moshës prej 5-14 vjeç.

Këtë javë, numër më i madh i personave të sëmurë (673) janë paraqitur nga rajoni i Qendrës për Shëndet Publik Shkup, ndërsa incidenca më e lartë 857,5 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e Njësisë Rajonale Kavadar./Telegrafi/