Realizimi i investimeve kapitale, për vitin e kaluar nuk arriti as 80 për qind. Për dallim nga viti 2020, kur investimet kapitale u realizuan 82 për qind, nga sa ishin planifikuar në një kohë kur kishte një sërë kufizimesh dhe mbyllje të ekonomisë, në vitin 2021 realizimi është 78.9 për qind.
Vetëm tri ministri kanë arritur të realizojnë projekte kapitale me mbi 90 për qind të asaj që ishte planifikuar. Realizimin më të ulët e ka Ministria e Punës me 52,4 për qind, Ministria e Drejtësisë me 62 për qind, dhe Ministria e Transportit me 64,5 për qind.
Ekonomistët thonë se realizimi i investimeve kapitale dështon vitet e fundit, nevojitet një model i ri i realizimit nga ministritë për të pasur rritje më të madhe ekonomike.
“Një nga vërejtjet kryesore të buxheteve është se realizimi i shpenzimeve kapitale është jashtëzakonisht i ulët, dhe duhet të gjejmë mekanizma të brendshëm për të përshpejtuar këto projekte kapitale, sepse janë motori i rritjes së ardhshme ekonomike”, tha Bllagica Petreski- Instituti për Kërkime Ekonomike, Finance Think.
Për këtë vit janë projektuar investime kapitale rekord më të larta deri më tani, ose 615 milionë euro. Edhe ky buxhet pasqyron projekte të vjetra, si ndërtimi i Qendrës Klinike në Shkup, hekurudha për Bullgari, spitali në Kërçovë dhe një sërë projektesh të tjera që në pjesën më të madhe nuk mund të realizohen për shkak të mosmarrëveshjeve mes opozitës dhe pushtetit. / Alsat.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit