LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, infalcioni lë nën hije rritjen e pagave

Maqedoni, infalcioni lë nën hije rritjen e pagave

Paga mesatare në Maqedoninë e Veriut është rritur në 34.364 denarë në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Entit të Statistikës, kjo rritje është për 14.8 për qind më shumë në raport me muajin dhjetor të vitit 2021. Mirëpo inflacioni apo humbja e vlerës së parasë prej 18.7 për qind në muajin dhjetor, bën që vlera e pagës mesatare të rritet me vetëm 3.3 për qind.


Pasoja më e madhe negative e inflacionit është erozioni i pagave reale dhe fuqisë blerëse të familjeve në vend. Bile nga ballafaqimi i të dhënave statistikore të treguesit të inflacionit dhe rritjes së pagave mesatare sipas sektorëve rezulton një diferencë negative për çdo familje individësh që jeton me të ardhurat nga puna. Kjo do të thotë së pakësim të të ardhurave reale mesatare me mija denarë në muaj të ardhura nga paga më pak se efekti mesatar i inflacionit.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thonë se edhe pagat e rritura nuk kanë përmirësuar gjendjen materiale të qytetarëve karshi inflacionit prej 14 për qind në vitin e kaluar. Nga atje shtojnë se fuqia blerëse e qytetarëve është dobësuar tejmase, ku edhe rritja e pagës minimale vështirë se do të mund të zbusë standardin e punëtorëve.

Nga LSM vlerësojnë se në një familje me dy të punësuar edhe me pagën minimale prej 20 mijë denarë, apo 40 mijë denarë për familje ato po hyjnë në zonën e varfërisë. Edhe rënia e regjistruar e çmimeve në janar 2023 në krahasim me dhjetorin 2022 prej 0.1 për qind e cila plasohet në opinion si “trend i stabilizimit të çmimeve”, është joreale sepse në baza vjetore çmimet janë rritur me rreth 25 për qind, thotë Eksperti Lazar Jovevksi. Sipas tij, çmimet e ushqimeve janë rritur konkretisht nga 17 në gati 40 për qind për ushqimet bazë, megjithëse prodhuesit e ushqimeve përdorin energjinë elektrike me një çmim të subvencionuar. Kjo në “përkthim” do të thotë se dikush po fiton mbi kurrizin e popullit të varfër.

Kostoja prej 1000 denarë në kushte normale dhe 1000 denarë në kushtet e inflacionit 25 për qind nuk ​​janë të njëjta, apo inflacioni “ha” 250 denarë nga 1000! Kjo do të thotë se ajo që keni blerë për 750 denarë sot ju kushton të paktën 1000 denarë. Për më tepër, inflacioni në botë disi po ndalet, parashikohet stabilizim i ekonomive, por këtu tek ne nuk ka një gjë të tillë në horizont, shton ai.

Nga ana tjetër, të dhënat krahasuese tregojnë se së paku gjysma e të 691.842 të punësuarve në vend pranojnë paga prej 6 mijë deri 11 mijë denarë më pak se paga mesatare në vend.

Sipas të dhënave të Entit të Statistikës dhe atyre që analizojnë punën e industrisë së tekstilit në vend, 69.448 të punësuar në bujqësi marrin paga prej 26.012 denarë, 106.264 të punësuar në tregti marrin paga prej 27.741 denarë, 26.731 të punësuar në objektet e akomodimit dhe përgatitjen e ushqimit marrin paga prej 26.935 denarë dhe 23.566 denarë.

Njëherësh mbi 33 mijë të punësuar në transport marrin paha prej 25.707 denarë dhe mbi 30 mijë të punësuar në prodhimtarinë e veshmbathjeve pranojnë paga prej 23 144 denarë. Kur kësaj i shtohen edhe me dhjetëra mijë punëtorë në vend që punojnë me paga pak më të larta se ajo minimale , del se gjysma e të punësuarve në shtet marrin në mesatare një pagë prej afër 24-25 mijë denarë.

Në ndërkohë, nga partia e Majta kanë theksuar edhe dallimin e madhe prej 66.882 denarë midis pagës më të lartë dhe asaj më të ulët. Duke e mbështetur këtë me faktin se paga më e ulët me 21.310 denarë është paguar në veprimtarinë për mirëmbajtje të ndërtesave dhe ambientin jetësor, ndërsa paga më e lartë është paguar në veprimtarinë e programimit kompjuterik me pagë neto prej 88.192 denarë. Nga ana tjetër, vlera e shportës sindikale konsumatore në muajin dhjetor ishte 51.235 denarë, që do të thotë se është për gati 49 për qind më e lartë se paga mesatare. Sipas tyre, kjo shportë nuk përfshin shpenzimet për rekreacion, arsim, hotele dhe restorante, festa familjare, jo sepse nuk janë të nevojshme, por sepse në shportë llogariten vetëm shpenzimet e domosdoshme. Rreth 80 për qind e të punësuarve marrin pagë më të ulët se mesatarja, çka do të thotë se kjo pagë nuk pasqyron aspak të ardhurat mesatare reale të popullsisë që punon, përkundrazi jep idenë e gabuar se standardi i jetesës është i lartë,andaj duhet të vendoset paga mediale, që përskaj të ardhurave do të merr parasysh edhe përqindjen e të punësuarve që pranojnë shumë të caktuar të pagës, thonë nga kjo parti. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori