LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, hospitalizohen edhe 5 fëmijë dhe një i rritur, dyshohen se janë me fruth

Maqedoni, hospitalizohen edhe 5 fëmijë dhe një i rritur, dyshohen se janë me fruth
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se deri në orën 10:00 në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup janë hospitalizuar 5 fëmijë dhe një i rritur. Kjo do të thotë se për momentin ka 20 persona me fruth nga ku 18 janë fëmijë dhe dy persona janë të rritur.

Fëmijët janë të moshës nga 9 muaj deri 2.5 vite, ndërsa vajza e rritur është 24 vjeçe. Ka edhe një fëmijë nga Radishani, ndërsa të tjerët janë nga çerdhja “Dielli” nga Novo Lisiçeja – Aerodrom. Vajza e rritur është nga lagjja e Shkupit Kisella Voda dhe është me status të panjohur vaksinar, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga Klinika njoftojnë se kanë 120 shtretër por duhet marrë parasysh se hospitalizohen edhe pacientët me patologji të ndryshme. Pacienti më i ri ishte një foshnjë 8 muajsh ndërsa më i rrituri ishte nëna 43-vjeçare nga Shkupi me një nga fëmijët e sëmurë.

Më së shumti ka të sëmurë nga lagjja Aerodrom me 11 fëmijë dhe 4 të dyshuar, për të cilët nesër do të dihet rezultati nga analizat e laboratorit ku do të konfirmohet nëse janë të sëmurë me fruth.

Deri tani në të gjitha pikat e vaksinave në Shkup deri ora 13:00 janë vaksinuar 1894 persona dhe vetëm në ditën e sotme janë vaksinuar 30 fëmijë.

Ministria e Shëndetësisë edhe njëherë bëri thirrje për vaksinim të fëmijëve për shkak se është shpallur epdidemia e fruthit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori