LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, gripi merr edhe 4 viktima për 10 javë shkon në 15 numri i viktimave (Video)

Maqedoni, gripi merr edhe 4 viktima për 10 javë shkon në 15 numri i viktimave (Video)

Gjatë javës së kaluar janë regjistruar edhe 4 viktima që kanë vdekur si pasojë e gripit, dy prej të cilëve nga Shkupi, një nga Ohri dhe një nga Tetova. Viktimat kanë qenë nga mosha 50 deri në 73-vjeçare. Është konstatuar se dy persona kanë vuajtur edhe nga ndonjë sëmundje kronike.

Tek të gjitha viktimat është regjistruar virusi i tipit A të gripit. Gjatë javës së 10 të sezonit, në vendin tonë janë regjistruar 2.429 raste të sëmundjeve të ngjashme me gripin, që paraqet ulje prej 9.3% në krahasim me javën paraprake. Ndryshe, në sezonin 2018/2019, numri i përgjithshëm i të prekurve nga gripi është 17.630. Gjatë sezonit të njëjtë, nga gripi kanë ndërruar jetë 15 persona të moshës nga 5 deri në 86 vjeçare.


“Edhe në periudhën në vazhdim presim që të kemi aktivitet të lartë të virusit të gripit, për shkak se virulenta e virusit është më e madhe, sepse kemi infeksione serioze respiratore, sëmundjeve të rënda nga gripi dhe numër më të madh të vdekjeve. Javën e kaluar kemi regjistruar katër viktima nga influence, bëhet fjalë për persona në moshë të shtyrë. Një pacient ka patur mbi 50 vjet, dy nga 60 vjet dhe një 62 vjet”, tha Gordana Kuzmanovska./tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Lajme
Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Lajme
Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Elfije Boletini
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Lajme
Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Kronika e Zezë
Kalo në kategori