Gjykatat e Maqedonisë duhet t’i përgjigjen kërkesës së Prokurorisë Speciale për aplikimin e masës për konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, në të kundërtën qytetarët do të vazhdojnë të mos u besojnë institucioneve shtetërore, theksojnë ekspertët, duke theksuar nevojën e depolitizimit të sistemit gjyqësor.
Ndërkohë që Qeveria, në bazë të propozimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka miratuar informacionin për nevojën nga përpunimi i strategjisë së Republikës së Maqedonisë, për forcimin e kapaciteteve për udhëheqje të hetimeve financiare dhe konfiskim të pronës së siguruar në mënyrë të paligjshme.
Ndryshe, deri më tani prona i është konfiskuar vetëm një politikani, përkatësisht Lube Boshkoskit, drejtues i partisë “Të bashkuar për Maqedoninë”, i cili njëherësh është edhe ish-ministër i Punëve të Brendshme.
Gjykatat në Maqedoni, masën për konfiskimin e pronës, kryesisht e kanë shqiptuar gjatë procesi të tranzicionit, kur prona shtetërore kalonte në duart e sektorit privat.
Së fundmi, Prokuroria Speciale Publike, e cila ka ngritur dhjetëra padi ndaj ish-zyrtarëve të lartë të shtetit për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, ka kërkuar ngrirjen dhe konfiskimin e pronës në shumë raste, por gjykatat i janë përgjigju pozitivisht kësaj kërkese vetëm në një rast, përkatësisht me kompaninë “Transmet”, të drejtuar nga Sead Koçan për të cilin rast ka ngritur padi Specialja.
Njohësit e çështjeve juridike, problemin e fokusojnë tek gjykatat, të cilat, siç thonë ata, veprat e ngritura për krime të rënda ndaj politikanëve i kanë shikuar përmes gishtërinjve.
Përderisa, numri i rasteve të konfiskimit të pronës për personat fizikë dhe juridikë, kundrejt rasteve të iniciuara sa i përket sigurimit të pronës në mënyrë të paligjshme, është i papërfillshëm, nuk mund të flitet për kthimin e pronës së vjedhur në duart e qytetarëve, thonë ekspertët.
“Nuk mund të krijohen politika reale të Qeverisë, përderisa nuk çlirohet tërësisht sistemi gjyqësor, përkatësisht gjykatat të mund të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat juridikë, që qytetarëve tu kthehet prona e përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga ana e personave të caktuar, të cilët kanë drejtuar institucionet dhe të cilët nuk kanë pasur për synim interesat e qytetarëve, por interesat e ngushta personale ose partiake”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Nikolla Dujovski, njohës i çështjeve juridike.
Ndërkaq, Besa Kadriu nga Fakulteti i Shkencave Politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, konsideron se Maqedonia ka ligje të mira për të kontrolluar rrjedhën e parave, por sipas saj, problemi qëndron në moszbatimin e ligjeve.
“Nëse ne duam ta rikthejmë me të vërtetë besimin e qytetarëve në funksionimin e drejtësisë, atëherë shteti duhet të veprojë përmes institucioneve, të ndërmarrë masa në një situatë kur ka keqpërdorime të pronës shtetërore. Në këtë mënyrë qytetarët do të mund më lehtë ta kuptojnë se çka do të thotë mbrojtje e interesit publik përmes formës institucionale ose përmes mekanizmave shtetëror”, thotë Kadriu.
Ndërkohë, Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva është shprehur e bindur se asnjë person, i cili ka dëmtuar buxhetin e shtetit nuk mund të ikë nga konfiskimi i pronës që e ka përfituar në mënyrë kriminale.
Ekspertët druajnë se një pjesë e madhe e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme është nxjerrë jashtë shtetit, gjë që do ta vështirësojë procesin e kthimit të pronës në duart e qytetarëve nga keqbërësit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci bëhet pjesë e Frontit Europian
Zgjedhja e drejtueses së Bashkisë në Himarë, reagon Rama
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë
Lajçak me post të ri nga shtatori
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia