LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, fushatë pozitive me pak incidente sipas analistëve (Video)

Maqedoni, fushatë pozitive me pak incidente sipas analistëve (Video)

Fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale, sipas ekspertëve, ishte më e qetë për dallim prej viteve të kaluara, me disa incidente të vogla të cilat u lokalizuan shpejtë. Eksperti Naser Zyberi vlerëson se kjo fushatë nuk ka ndonjë specifikë të veçantë nga zgjedhjet e mëhershme, por duket pak më e shtensionuar nga ajo që jemi mësuar të kemi fushata parazgjedhore në Maqedoni.

“Së paku për shkak të ndryshimit të pushtetit dhe për shkak se këto zgjedhje vijnë menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat energjia ndoshta negative dhe i gjithë tensioni u shfry në ato zgjedhje. Kuptohet se ka pasur edhe incidente të caktuara, në vende të caktuara janë shënuar edhe presione nga struktura të ndryshme të pushtetit madje edhe shantazhe, por në përgjithsi mund të thuhet se ka qenë një fushatë në kuadër të asaj që mund të llogaritet si e tolerueshme”, Naser Zyberi, ekspert


Gazetari Isen Saliu vlerëon se fushata parazgjedhore e këtyre zgjedhjeve lokale, vërehet që ishte pozitive, me tentime të vogle për devijim dhe degradim të asaj. Por, siç thotë gazetari Saliu, për fat të mirë një gjë e tillë nuk kishte sukses.

“Vërehet qartë ndikimi pozitiv që kanë sjellë partitë e reja, në fushatat posaçërisht shqiptare, tek spektri politik shqiptar. Shpresoj se kështu do të jetë edhe nesër dhe që është më me rëndësi edhe ditën e diel kur do të jenë votimet. Jam i bindur se kjo fushatë që në përgjithsi ishte pozitive do të rezultojë me një dalje më masive të votuesve në zgjedhje ditën e diel, e me këtë do të pamundësohet çdo tendim për prishje të procesit zgjedhor, sepse dihet që sa më i madh do të jetë numri i votuesve që dalin në zgjedhje aq më të vogla do të jenë mundësitë që të manipulohet procesi zgjedhor”, Isen Saliu, gazetar

Sipas ekspertit Naser Zyberi dhe gazetarit Isen Saliu, këto zgjedhje lokale do të jenë shumë vendimtare për mbetjen e disa partive në skenën politike në vend./Shenja/