LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni e Veriut-SHBA, marrëveshje për bashkëpunim shkencor

Maqedoni e Veriut-SHBA, marrëveshje për bashkëpunim shkencor

Ministri i Arsimit Arbër Ademi dhe Ambasadorja e SHBA-ve Kate Byrnes , nënshkruan një protokoll për vazhdimin e bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik ndërmjet Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Jam e nderuar që nënshkruaj këtë marrëveshje midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut. Shkenca, teknologjia dhe inovacioni janë gurthemeli i ekonomisë amerikane dhe është një mjet i domosdoshëm për diplomacinë amerikane. Përmes hulumtimit të përbashkët dhe bashkëpunimit shkencor, ne i afrojmë vendet. Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut kanë bashkëpunim shkencor për gati dy dekada. Shtetet e Bashkuara kanë investuar rreth 60 milion dollarë në Maqedoninë e Veriut për të përmirësuar qasjen dhe cilësinë e arsimit fillor”-tha Kejt Bërns, ambasadore e SHBA-ve./Alsat/