Njoftimi i qeverisë për ofensivë të re të infrastrukturore pa zgjedhur kompani ndërtimi në tender, ngre dyshime për manipulime të reja në shpenzimin e parave publike. Ekspertët e prokurimit publik thonë se nga ajo që është publikuar deri më tani, mbetet e paqartë se në çfarë kriteresh dhe në çfarë procedure është përcaktuar që oferta e ndërmarrjes së huaj Behtel Enka është më e favorshme ekonomikisht për të nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Qeverinë.
“Nëse procedura shkon një hap më tej dhe arrihet marrëveshje, ajo do t’i paraqitet Parlamentit për mbështetje. Nga këtu mund të konstatoj se në fakt ideja është të anashkalohet Ligji për Prokurimin Publik”, tha Sabina Fakiq nga Qendra për Komunikime Civile.
Ekspertët thonë se nëse në këtë mënyrë përfundon marrëveshja me kompaninë e huaj, ajo do të jetë një vazhdim i praktikës, që projekte të mëdha infrastrukturore të ndërtohen pa tender ndërkombëtar. Ky rast është shumë i ngjashëm me zgjedhjen e ndërmarrjes kineze Sinohidro gjatë qeverisjes së Gruevski, kompani që e ndërton autostradën Kërçovë – Ohër, thotë Fakiq. Për këtë rast zhvillohet procedurë gjyqësore, ndërsa aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare është ngritur ndaj Nikolla Gruevskit, Vladimir Peshevskit dhe Mile Janakievskit .
“Edhe në periudhën kur u lidh kontrata me kompaninë kineze dhe kur e gjithë pakoja e konstruksionit financiar u miratua në Parlament, ne si organizatë theksuam se është e panevojshme të anashkalohet procesi i prokurimit publik në ndërtimin e projekteve të mëdha infrastrukturore… “, pohoi Sabina Fakiq nga Qendra për Komunikime Civile.
Sipas marrëveshjes fillestare, kompania amerikane Behel Enka, ofrohet që ta ndërtojë autostradën Tetovë – Gostivar – Kërçovë, Strugë – Qafëthanë, por edhe nga Prilepi deri në Manastir. Ajo është ofruar të bëjë studim fizibiliti, projektin financiar dhe realizimin dhe do t’ia ofrojë atë qeverisë. Por si do ta vlerësojë qeveria nëse çmimi që do të ofrohet do të jetë i vlefshëm, nuk dihet, sepse nuk do të ketë ofertë të dytë? Kompania Behtel Enka ka ndërtuar autostradën në Kosovë që të çon për në Shqipëri. Ajo autostradë ka kushtuar 17 milion dollarë për një kilometër./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre