Personat me dëgjim të dëmtuar vazhdimisht kanë probleme me komunikim nëpër institucione. Ata çdo ditë ballafaqohen me njerëz që nuk i kuptojnë ose nuk dinë t’ua kthejnë. Për këtë arsye sot u promovua projekti “Call center”, i cili do tu mundësojë personave që nuk dëgjojnë komunikim me të gjithë njerëzit e tjerë nëpër institucione.
“Nuk kishte telefona, ishte shumë e vështirë, çdokënd duhej të thirrni, të gjithë që nuk kanë problem me dëgjim dhe flisnin me gojë të mbyllur, ishte shumë e vështirë. Tani me teknologjinë e re , me celularët, është shpëtim për ne për shkak se përmes tyre komunikojmë, bisedojmë në gjuhën e shenjave, mund të shtypim buton, brenda ka gjithçka”, deklaroi Tomica Stojanovski, Kryetare e Lidhjes së personave me pengesa në dëgjim.
Aplikacioni call-center do të punojë nga ora 8 deri në 18, çdo ditë pune. Bëhet fjalë për një zyrë që të do të mirëpresë telefonatat e personave që nuk dëgjojnë në momentin kur ata nuk mund të merren vesh me dikë në administratë.
“Për këtë projekt janë angazhuar dy persona, interpretues të gjuhës së shenjave. Ata do të jenë në shërbim të personave pa dëgjim, në shtet, në dy ndërrime, më sakt nga ora 8 deri në 18 dhe nga e hënja deri të premten. Aplikacionin të cilin do ta shfrytëzojnë personat që nuk dëgjojnë, është aplikacion i përhershëm. Bëhet fjalë për hang-out aplikacion, që instalohet shumë lehtë në telefona celularë dhe mundëson video-komunikim të mire”, theksoi Sekretarja e Lidhjes së personave me pengesa në dëgjim, Liza Nedellkovska.
Ministrja për punë dhe politikë sociale thotë se në këtë formë personat me pengesa në dëgjim do të kenë qasje më të lehtë ndaj interpretuesve.
“Drejtpërdrejt po zhvillojmë shërbim që dukshëm do të ulë harxhimet e shërbimit të interpretuesve në shtet, dhe do të mundësojë qasje më të lehtë të interpretuesve nga ana e personave që nuk dëgjojnë”, potencoi Milla Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Nga Lidhja e personave me pengesa në dëgjim thonë se ky është projekti i parë që e paraqet dhe zbatohet nga ana e kësaj lidhjeje. Sot u promovua edhe “Shoqëria e folklorit të personave me dëgjim të dëmtuar”. Kjo shoqëri është themeluar me iniciativë të personave me pengesa në dëgjim dhe deri në fund të vitit premtuan se do të mbajnë një koncert./Tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fronti Europian: A është pajtuar “VLEN” me OBRM-PDUKM-në për revidim të Korridorit 8?
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca
Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Rama del nga zyrat e SPAK: Të gjithë jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë