LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Biblioteka Kombëtare, e mbetur pas në kohë

Maqedoni: Biblioteka Kombëtare, e mbetur pas në kohë

Leximoret e lënë në harresë. Nuk është muze, por është Biblioteka Kombëtare Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Në fakt, inventari i këtyre hapësirave është i njëjti që nga vitet 70-ta. Ata pak lexues që gjetëm, thanë se ardhja këtu është si udhëtim në kohë, ndërsa kushtet janë të këqija.

“Vërejtja është se janë ndaluar disa hapësira të leximit. Pra, lexuesit e kanë të kufizuar që të lexojnë vetëm këtu mesa e kuptova prej sot. Kushtet nuk janë edhe aq të mira sikur bibliotekat tjera.”


“Ndoshta për shkak të pandemisë nuk e di, përpara ka pasur më tepër gjegjësisht para pandemisë ka pasur më shumë lexues, kam parë qarkullim më të madh. Tani ndoshta edhe për shkak të limitimit të orarit meqë është prej 7.30 deri ora 15:00”

Drejtori i këtij institucioni tha se kanë pak fonde në dispozicion për të bërë investime kapitale.

“Interesimi ka rënë për shkak të kushteve që nuk janë të volitshme për lexuesit dhe pandemia ishte kapaku që e reduktoj interesimin e lexuesve tanë. Ne jemi kryesisht të fokusuar ne përmirësimin e infrastrukturës, të ndërrojmë pullazin, t’i rinovojmë leximoret dhe kuptohet që ta rrisim numrin e përfaqësimit adekuat të shqiptarëve. Këto janë projektet parimore tonat.”

Dauti tha se telashet tjera janë me kuadrin e përfaqësimit adekuat, ku prej 100 të punësuarve vetëm 3 janë shqiptarë. Sipas tij, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është i pamjaftueshëm, kurse më pak se 5% e librave janë të shtypura në shqip prej më shumë se 4 milion titujve sa ka fondi i tyre. Por, nga Ministria e Kulturës thanë se prioritet kanë projektet kapitale, të cilat kanë munguar moti.

“Tani para disa ditësh kisha takim me drejtorin sepse për fat të keq punët nuk kanë ndryshuar, jo vetëm leximoret por edhe depot kanë probleme. Mos t’i them të gjitha të tjerat çështje, por ja që as ndërtesa e re nuk është në përdorim. Kështu që bëjmë plan, në afat të shkurtër dhe të gjatë si në të gjitha institucionet tjera, për aktivitetet e mëtutjeshme.”

Tempulli i bibliografisë shpesh është bërë edhe objekt i grabitësve, raste të cilat përfunduan me denoncime në polici. Nga stafi i këtij institucioni na thonë se natën hajnat ia shkoqisin pullazit shufrat e bakrit për t’i shitur për skrap. Kjo sipas tyre ka bërë që të pikoj çatia, duke rrezikuar thesarin e dokumenteve me vlerë dhe dorëshkrimeve qindra vjeçare./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori