LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, AmCham zgjedh udhëheqësinë e re

Maqedoni, AmCham zgjedh udhëheqësinë e re

Në Kuvendin e Përgjithshëm të 18-të përfaqësuesit e kompanive anëtare të Odës Ekonomike Amerikane në Maqedoni (AmCham) zgjodhën 5 anëtarë të rinj të Bordit të Drejtorëve.

Këtë vit në Kuvendin e Përgjithshëm morën pjesë 120 përfaqësues të kompanive anëtare të AmCham, njofton Telegrafi Maqedoni.


Maja Filipçeva u zgjodh menaxhere e Shërbimeve të Taksave dhe Transferimeve, Nikolla Ljushev drejtor ekzekutiv, Vlladimir Kosijer drejtor i përgjithshëm, Ljupço Georgiev menaxher i përgjithshëm dhe Marjan Petreski zv.rektor për hulumtime.

Përndryshe, AmCham vazhdimisht punon për përmirësimin mjedisit afarist lokal përmes organizimit të ngjarjeve për këmbimin e njohurive si dhe përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të krijuesve të politikës në drejtim të identifikimit të ekonomisë kyçe, pengesat në shoqëri dhe zgjidhjet e mundshme./Telegrafi/