Maqedoni: 813 raste të reja, 998 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 5.165 testime për coronavirus, ndërsa 813 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 549, Manastir - 49, Kumanovë - 40, Kavadar - 25, Ohër - 20, Strumicë - 17, Prilep - 16, Shtip - 11, Strugë - 10, Gostivar dhe Veles - nga 9, Gjevgjeli - 7, Koçani - 6, Resnja dhe Vinica - nga 5, Kriva Pallanka, Radovishi, Dellçeva dhe Probishtipi - nga 4, Tetova, Kërçova, Negotina, Berova dhe Dibra - nga 3, Demir Hisar - 2, Sveti Nikolla dhe Vallandova - nga 1.
Nga ministria informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe 4 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 27 deri 29 dhjetor 2021.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 998 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 243.277, prej të cilëve 215.852 janë shëruar, ndërsa 8.042 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (10 janar) është 10.383./Telegrafi/

















































