Agjencia për Përkrahje Financiare në bujqësi në vitin e kaluar ka paguar afër 150 milionë euro për mbështetje të llojeve të ndryshme për bujqësi dhe zhvillimin rural. Raporti vjetor i punës së saj zbardh se në vitin 2021 për bujqit janë ndarë 9.120 miliardë denarë. Deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar janë paguar mjete në vlerë prej afër 120 milion euro apo afër 7.5 miliardë denarë për programet e ndryshme për përkrahje financiare në bujqësi, ndërsa për zhvillimin rural janë paguar afër 1.6 miliardë denarë. Për prodhimtarinë bimore janë paguar 1.715.800.869.00 denarë apo afër 28 milionë euro. Për mbështetjen e naftës së gjelbër janë harxhuar 2.5 milionë euro. Njëherësh për premitë e sigurimit bujqësor janë paguar 144.477.749.00 denarë. Për obligimet e mbetura nga vitet e kaluara janë paguar 5.477.168.638.00 denarë, si rrjedhojë e subvencioneve të papaguara nga vitet e kaluara. Njëherësh një pjesë e mjeteve janë të dedikuara për ndihmën për blerjen e traktorëve.
Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian ka marrë pjesë me afër 7 milionë euro në grantet apo mjetet e pakthyeshme për fermerët dhe agrobiznesin në vend për programet e ndryshme të IPARD. Nga Kofinancimi kombëtar janë paguar 2.3 milionë euro, apo me fjalë të tjera 457 shfrytëzues kanë fituar afër 9.5 milionë euro mjete nga programet e ndryshme të IPARD për mekanizim bujqësor, pajisje për prodhimtari dhe përpunim, ndërtim dhe zgjerim të kapaciteteve, përkrahje për turizmin dhe zhvillimin rural etj. Në muajin e kaluar u paguan edhe subvencionet në vlerë prej 1.3 miliardë denarë për 17.280 kultivues të duhanit.
Gjithashtu duhet theksuar se kalendari bujqësor apo pagesa e subvencioneve nuk përkon me vitin kalendarik, për shkak se sipas ligjit subvencionet duhet të paguhen deri në fund të muajit qershor të çdo viti. Apo me fjalë tjera ato paguhen në periudha të ndryshme përgjatë një viti kalendarik. Nga ana tjetër, në Programin e subvencionimit të bujqësisë për këtë vit parashikohet harmonizimi me politikat e Bashkimit Evropian. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, masë pilot masë për pemëtarinë, një pjesë e subvencionit do të paguhet paraprakisht apo avans. Kjo nënkupton se mbështetja financiare do të merret në dy këste. Në kultivimin e pemëve për këtë vit parashikohet subvencionim linear dhe paradhënie e subvencioneve. Masa është në përputhje me politikën e Bashkimit Evropian për pagesën e së njëjtës shumë për të gjithë, për sipërfaqe bujqësore të punueshme pavarësisht nga kultura.
Risi është se pagesa për këtë masë do të bëhet përgjatë vitit, në periudhën shtator-dhjetor 2022.
Të gjithë prodhuesit e frutave do të marrin paraprakisht nga 12 mijë denarë nga shuma e përgjithshme e subvencionit bazë, ndërsa pjesa tjetër do të paguhet vitin e ardhshëm si deri tani. Për shembull, nëse mbështetja totale për një hektar me mollë është 50.000 denarë, 12.000 denarë do të paguhen paraprakisht deri në fund të këtij viti, ndërsa 38.000 denarë të tjera do të arrijnë në llogari, deri në muajin maj të vitit të ardhshëm. Me këtë model, kultivuesit e pemëve do të marrin paratë në dy këste. Model i ngjashëm i pagesës parashikohet të vendoset edhe në prodhimtarinë bimore ku kultivohet ushqim për njeriun dhe kafshët, lëndë të parë për industrinë etj, kultivimin e perimeve dhe vreshtari. Njëherësh do të ndryshohet edhe rregullativa ligjore me qëllim që Agjencia Pagesore të mund të realizojë 30 për qind të pagesës, para se të përfundojnë punët administrative dhe kontrollet në terren. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb
Sveçla me ministrin e Britanisë së Madhe për Luftimin e Migrimit të Paligjshëm vizitojnë kufirin Kosovë-Shqipëri
Vrasja e efektivit të “Shqiponjave” në Fier, jepet shpërblim 30 mijë euro për kapjen e autorit
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i forcave speciale "Shqiponjat"
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron