LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, 147 mijë njerëz vuajnë nga sëmundjet në mushkëri

Maqedoni, 147 mijë njerëz vuajnë nga sëmundjet në mushkëri

Në Republikën e Maqedonisë 147.000 njerëz vuajnë nga sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive (SKOM).

Nën moton “Fytyrat e shumta të SKOM”, nesër do të shënohet Dita Botërore e SKOM, ndërsa qëllimi është ngritja e vetëdijes, informimi i publikut për manifestimet, pasojat e mundshme dhe mundësitë parandaluese dhe terapeutike, me ç’rast do të mundësohej diagnostifikim në kohë dhe përmirësim i kujdesit për pacientët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat për të sëmurët që trajtohen në ambulanca dhe të hospitalizuar me SKOM në Klinikën për Pulmologji dhe Alergji tregojnë trend rritës në katër vitet e fundit (në vitin 2014 – 3.195 pacientë në ambulancë dhe 523 të hospitalizuar, 2015 – 3.737 në ambulancë dhe 586 të hospitalizuar, 2016 – 4.320 në ambulancë dhe 610 të hospitalizuar, 2017 – 3.587 në ambulancë (20 për qind prej të gjitha ekzaminimeve) dhe 654 hospitalizime (që përfaqësojnë 42 për qind të të gjithë pacientëve të hospitalizuar).

Sipas të dhënave OBSH-s, 328 milionë njerëz vuajnë nga SKOM, që paraqet 5-10 për qind të popullsisë botërore, edhe atë 168 milionë burra dhe 160 milionë gra. Sipas hulumtimeve të fundit, rreth tre milionë njerëz vdesin çdo vit nga SKOM. Përqindja më e madhe e tyre (më shumë se 90 përqind) ndodhin në vende më pak të zhvilluara dhe të mesme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori