Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me Haluk Bayraktar, drejtorin ekzekutiv të kompanisë turke “Baykar”, prodhuese e dronëve ushtarakë “Bayraktar”, përderisa po qëndron në Turqi.
“I nderuar të takoj nikoqirin e SAHA Expo dhe mikun tim, z. Haluk Bayraktar. Nga z. Bayraktar u njoftova për inovacionet e Kompanisë Baykar në fushën e fluturakeve pa pilot si dhe sistemeve tjera për përdorim ushtarak dhe civil”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Maqedonci tha se janë dakorduar për të vazhduar bashkëpunimin dhe eksplorimin e mundësive të reja në interes të përbashkët.
“Me Kompaninë Baykar, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë kanë vendosur bashkëpunim strategjik dhe operacional që po mundëson fuqizimin e kapaciteteve luftarake”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.
SAHA Expo është një ekspozitë ndërkombëtare e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore që mbahet në Turqi.
Ekspozita fokusohet në shfaqjen e inovacioneve dhe përparimeve më të fundit në teknologjitë e mbrojtjes, hapësirës ajrore, detare dhe të sigurisë.
Kompaninë “Baykar” e kishte vizituar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 03.06.2024.
Në korrik 2023, kryeministri Kurti bashkë me atëherë ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari, kishin prezantuar dronët “Bayraktar TB-2” si pjesë e arsenalit të ushtrisë së Kosovës.
Ndërkaq, në nëntor të po të njëjtit vit, ministri i tanishëm i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kishte dekoruar drejtorin Bayraktar me medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe çmimi më i lartë ushtarak në Kosovë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc
Ushtronin prostitucion në Vlorë, procedohen katër shtetase të huaja
Ademi: Do ta mbrojmë gjuhën shqipe, do të qëndrojmë ditë e natë para Gjykatës Kushtetuese
Bukë, ujë dhe pashtetë – Demhasaj publikon ushqimin e policëve në veri
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar
"Kosova mbështetet në udhëheqjen e SHBA-ve", Osmani tregon se çfarë i tha Donlad Trumpit në Paris
KFOR përforcohet me 350 ushtarë nga Brigada e 65-të turke
Fadil Fazliu mbetet në paraburgim, gjykata refuzon garancinë prej 2,550 euro
Aeroplani qeveritar ka defekt që nga 3 dhjetori, riparohet me pjesë të përdorura sepse më nuk prodhohen të reja për serinë “LearJet 60”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?