LAJMI I FUNDIT:

Maqedonci: Kosova do të jetë krah Ukrainës deri në fund

Maqedonci: Kosova do të jetë krah Ukrainës deri në fund

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, morën pjesë virtualisht në takimin e 18-të me radhë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin III.

Fokusi i këtij takimi ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura ukrainase nga vendet e këtij koalicioni.


Të 54 shtetet anëtare të këtij grupi, ndër të cilët edhe Kosova, e konfirmuan edhe një herë mbështetjen e plotë për Ukrainën, që po vazhdon të përballet me agresionin rus.

“Në luftën e saj përballë agresionit rus, Ukraina dhe populli ukrainas nuk janë të vetëm. Shtetet demokratike do t’i qëndrojnë pranë Ukrainës dhe ushtrisë e popullit të saj, sepse ata po luftojnë në të drejtën e tyre. E krah tyre dhe aleatëve të saj, do të jetë edhe Kosova, deri në fund”, theksoi me këtë Maqedonci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori