Kohë më parë u miratua ligji që në Shkup do të hapet Universiteti i ri “Nënë Tereza” i cili do të fillojë të funksionojë gjatë vitit akademik 2016/2017, hapësira e ish kazermës e cila iu premtua si objekt, ende nuk ka filluar të adaptohet apo të ndërtohet objekt i ri.
Ndërkaq në hapësirat e Universitetit të Shën Kirilit dhe Metodit, ka filluar ndërtimi i dy objekteve për fakultetin e shkencave të informatikës, kompjuteri dhe inxhinierisë, si dhe për fakultetin e edukatës fizike.
Në këto fotografi shihet se po punohet në mënyrë intensive në ndërtimin e objektit, ndryshe nga ndërtimi i objektit për Universitetin e ri shqiptar në Shkup.
“U habita me atë që dëgjova, ne këtu po ballafaqohemi me mungesë të hapësirës dhe programet studimore vazhdojnë të jenë në pauzë, kurse tani duan të sjellin universitet te ri. Është e palogjikshme. Ta shohim se si do të shkojnë punët”, tha për Portalb, një profesor i USHT-së i cili nuk deshi të prononcohet me emër.
Studentët kohë më parë u ankuan se nuk kanë ngrohje, se disa kolegë të tyre u detyruan të vazhdojnë studimet në Tetovë ngase këtu nuk kishte kushte, habiten si do të funksionojnë dy universitete dhe një shkollë fillore në një objekt.
Ndërkaq ish ministri i arsimit, Sulejman Rushiti shprehet skeptik, duke thënë se MASH nuk ishte në gjendje të pastron librat në shkolla, kurse tani premton objekt dhe universitet të ri shqip.
“Duke u nisur nga premtimet e parealizuara në tre ciklet e fundit zgjedhore, duke u nisur nga fakti se po e njëjta parti e legalizoi vetëm çerekun e UT-së në USHT( vetëm 30 programe studimore ne vitin 2004, që pastaj ti akreditoj edhe 63 drejtime ne 2007 dhe të siguroj për herë të parë buxhet për ndërtimin e objekteve) dhe në atë proces nuk ndau asnjë lek për ndërtim të objektit por i shfrytëzoi ato që u ndërtuan nga populli, duke u nisur nga fakti që e njëjta konjukturë politike nuk i pastron dot librat nga përmbajtjet ofenduese ndaj shqiptarëve, nuk i ndryshon dot tri emra shkollash, nuk siguron dot nxehje për nxënësit e për studentët, sigurisht që jam skeptik edhe për këtë premtim. Madje edhe deklaratat kontradiktore nga ministri i arsimit dhe kryeministri e shtojnë drojën”, tha Rushiti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron