Është krijuar perceptimi se të rinjtë nga Ballkani shkojnë në Dubai për të punuar si kamarierë apo si puntorë krahu, por në rastin e Viktor Nelepa është ndryshe. Ai është pronar i kompanisë që bën revolucion në Dubai dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Viktor Nelepa i cili në Maqedoni nuk kishte punë dhe fatin e kërkoi në Emiratet e Bashkuara Arabe ku është duke punuar suksesshëm për 14 vite.
Bëhet fjalë për kompaninë e tij The Idea e cila e ka ideuar senzacionin që në Dubai është duke u shpërndarë shumë shpejt. ‘Smart Palm’ apo palmë e mençur, është produkti i tyre i parë që për mijëra turistë shërben si freskuese, burim për internet super të shpejtë dhe mbushës telefoni me rrymë.
Palma e parë është vënduar në ‘Forest park’ në Dubai në vitin 2015. Ato janë 6.5 metër të gjata dhe janë të pajisura me panela (13.8 metër katrorë) për mbledhjen e energjisë diellore. Këto palma në vete kanë edhe burim të internetit që siguron lidhje wi-fi për 24 orë në radius prej 100 metër për turistë që nuk kanë internet.
Të njejtat kanë me dhjetëra priza që turistët të mbushin telefonët me rrymë dhe njëkohësisht në drurin e palmës ka edhe harta për turistët që të njihen me hapësirën përreth.
Palmat kanë edhe kamera për të cilat kujdeset policia lokale për të siguruar vendin më mirë duke monitoruar kamerat për 24 orë.
”Ne kemi kënaqësi kur punojmë dhe zhvillojmë ide që janë në të mirë të rrethit ku jetojmë dhe punojmë. Mundohemi që idetë të jenë të bukura dhe multifunksionale për rrethin ku jetojmë pasi siç e dini, Dubai është vend i bukur.” thotë themeluesi i kësaj kompanie Viktor Nelepa i cili para 14 viteve ka jetuar në Maqedoni.
Nga janari i këtij viti janë lëshuar në përdorim edhe kabinat e mençura për turistët për ndërrim të veshjeve nëpër plazhet e Dubait. Stili i punës është i njejtë, vetëm ndryshon dizajni i cili siguron më shumë siguri dhe diskrecion për turistët.
Nelepa e ka nisur vetë këtë biznes ndërsa si partner biznesi e ka sheikun Qadhi Saeed Almurooshid i cili është si një mbështetje financiare për fantazitë e Viktorit që po e ndihmojnë Dubain të jetë sa më i bukur dhe më funksional. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë