LAJMI I FUNDIT:

Manzi vendos t’ia falë Fenatit, kolegut që ia preku frenat gjatë vozitjes me shpejtësi të madhe

Manzi vendos t’ia falë Fenatit, kolegut që ia preku frenat gjatë vozitjes me shpejtësi të madhe
Romano Fenati dhe Stefano Manzi (Foto: YouTube/Guardian Sport)

Pas episodit të shëmtuar të të dielës së kaluar në garën e Moto 2, kur piloti italian Romano Fenati preku frenat e kolegut Stefano Manzi, ky i fundit thotë se është gati që ta falë kundërshtarin për veprimin që bëri.

“Jam gati që ta fal. T’i japim kohë, të qetësohemi dhe do ta fal një ditë”, ka thënë Manzi për sportmediaset.it.


Nuk kam ngritur padi dhe as nuk kam pasur ndërmend të ngre padi. Dua ta mbyll këtë çështje dhe të vazhdoj përpara”, ka shtuar ai.

Lajmet për incidentin ndërmejt Fenatit dhe Manzit
Lexo po ashtu Lajmet për incidentin ndërmejt Fenatit dhe Manzit

Në lidhje me veprimin e çmendur të Fenatit, italiani tha se nuk pati frikë, transmeton Top Channel.

“Ishte një goditje e vogël, as nuk kisha kohë për të pasur frikë. Nuk ndodhi gjë”, ka shpjeguar Manzi.

Këto deklarata vijnë pasi Romano Fenati, autori i gjestit, vendosi që të tërhiqej nga motoçiklizmi në moshën 22-vjeçare.

“Nuk do të garoj më kurrë. Bota e motorëve nuk më përket më, ka shumë padrejtësi. Pranoj që gabova dhe u kërkoj falje të gjithëve”, kishte deklaruar Fenati për La Reppublica.